EMRI/ Dyshohet se ra nga ballkoni, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare në një hotel në Prishtinë

EMRI/ Dyshohet se ra nga ballkoni, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare në një hotel në Prishtinë

Artila Kameri

Një 34-vjeçare, Artila Kameri, ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm (28 Dhjetor) në një hotel në zonën e Graçanicës, në Kosovë. Dyshohet se ajo ka rënë nga kati i dytë i një hoteli “Venus” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, deklaroi Flora Ahmeti për mediat në Kosovë.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen për gazetën “Express” ka folur edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj. Siç ka njoftuar Ulaj, rasti është inciuar si “hetim mbi vdekjen”.

“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, citohet të ketë thënë Ulaj.

Po ashtu gazeta Nacionale shkroi se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, brenda në hotel kanë qenë edhe dy persona të tjera, një mashkull nga Peja dhe një vajzë nga Gjakova.

Viktima dyshohet se kishte një biznes privat në Gjakovë për estetikë, dhe ka pasur disa paraqitje publike edhe nëpër media vendore.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana women: 31/12/2023 00:31

    Perseri ne Graçanice, do ta quaja vend te mallkuar per grate dhe vajzat..sa keq, zor se mund te jete hedhur vete, shume e çuditshme per nje grua qe eshte realizuar ne jete te kryej vetvrasje

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 28/12/2023 19:08

    Po çfar kerkojne aman gjithe Gjakova ne graqanice, e kan zgjedhur si vend te shejt apo po ju vjen vdekja ne hotele rastesisht!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja