EMRI/ U kap me 80 gramë kokainë në Itali, dënohet me 4 vite burgim 24-vjeçari shqiptar! Dëbim për 5 vite dhe 20 mijë euro gjobë

EMRI/ U kap me 80 gramë kokainë në Itali, dënohet me 4 vite burgim 24-vjeçari shqiptar! Dëbim për 5 vite dhe 20 mijë euro gjobë

Kokaina që iu kap shqiptarit Kalemi

Itali- Katër vjet burgim, njëzet mijë euro gjobë dhe pesë vjet ndalim për hyrje në vend pas mbarimit të dënimit.

Ky është verdikti i gjyqtares Francesca Pinacchio, në Gjykatën e Sulmona, për shqiptarin Hekuran Kalemi, 24 vjeç.

I riu ishte arrestuar në flagrancë nga karabinierët e kompanisë Sulmona, në prag të 15 Gushtit të këtij viti, me një sasi prej 80 gramësh kokaine të pastër, gati për shitje në tregun ilegal.

Arrestimi u bë në Corfinio, në shtëpinë e Hekuranit, ku ushtarakët gjetën sasinë e narkotikut, një peshore precize dhe materiale për paketimin e lëndës, shkruan "Reteabruzzo".

Pavarësisht tentativës së 24-vjeçarit për t'u mbrojtur, duke deklaruar se droga e sekuestruar ishte për përdorim personal, ky argument nuk u pranua nga gjyqtari, teksa procesi u përshpejtua dhe dënimi është dhënë, i konfirmuar sot (6 Shtator) edhe nga mediat.

Gjyqi i drejtpërdrejtë konsiderohet se mbaroi shumë shpejt dhe me një dënim të rëndë për raste të ngjashme, teksa u konfirmua linja e ashpër e ndëshkimeve për narkotrafikun.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit