EMRI/ Vodhi 300 mijë lekë në një banesë, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan! Ishte dënuar më parë për vjedhje

EMRI/ Vodhi 300 mijë lekë në një banesë, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan! Ishte dënuar më parë për vjedhje

Foto ilustruese

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Elbasan, pasi kishte vjedhur 300 mijë lekë, në banesën e një qytetarje. I riu rezulton të jetë dënuar edhe më parë për vjedhje, ndërsa n gusht kishte dëmtuar 2 objekte (çadra) në  teatrin “Skampa”.

Në kudër të operacionit policor të koduar “Kontakti” është vënë në pranga Markel Kyçyku.

Njoftimi i policisë:

Nga hetimet, 21-vjeçari rezultoi autor dhe i dëmtimit të disa objekteve në pronësi të teatrit “Skampa”, në muajin gusht të këtij viti.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se në banesën në fshatin Shirgjan, i kishin vjedhur 300 000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Kontakti”.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur zbardhja e kësaj vjedhjeje, si autor i së cilës u identifikua dhe u arrestua shtetasi M. K., 21 vjeç, banues në Elbasan.

Në vijim, gjatë veprimeve hetimore rezultoi se 21-vjeçari, më datë 03.08.2023, ka dëmtuar 2 objekte (çadra) në pronësi të objektit kulturor, teatri “Skampa”.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi M. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim...

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!