Kristo Myftari, 40-vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur 4 biçikleta në këtë qytet gjatë 2 javëve të fundit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari, gjatë muajit shtator 2023, ka vjedhur në lagjet nr. 4, nr. 5 dhe nr. 17, biçikletat e 4 shtetasve të ndryshëm.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 biçikleta të vjedhura.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.