Gjendet e vrarë 35-vjeçarja shqiptare në Itali! Trupi i saj u gjet gjysmë i zhveshur në një përrua (EMRI)

Gjendet e vrarë 35-vjeçarja shqiptare në Itali! Trupi i saj u gjet gjysmë i zhveshur në një përrua (EMRI)

Përroi i Parmignola, përgjatë të cilit u gjet trupi

ITALI- Një 35-vjeçare shqiptare, e identifikuar si Nevila Pjetri, e cila banonte në Carrara, është vrarë në Itali. Trupi i pajetë i gruas shqiptare, u gjet gjysmë i zhveshur, pranë një përroi në Parmignola, në kufirin midis Toscana dhe Liguria.

Vdekja, sipas hetuesve, dyshohet se ka ndodhur pas një sulmi të dhunshëm ndaj 35-vjeçares, duke ngritur hetimet për një vrasje. Siç shkruajnë mediat italiane, viktima dyshohet se punonte si prostitutë dhe sipas dëshmive, është parë nga vajzat e tjera prostituta, duke hipur në një makinë të bardhë, e cila drejtohej nga një burrë.

Një nga dëshmitarët tregon se ka parë një burrë duke zvarritur diçka përtej përroit, ndërsa hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së një karburanti që ndodhej aty pranë. Të martën pritet që t’i bëhet autopsia për të kuptuar se si u vra.

Sipas dyshimeve të hetuesve (ende te pakonfirmuara), ajo fillimisht është rrahur dhe më pas është vrarë me një të shtënë me pistoletë kalibri të vogël, ose është goditur me ndonjë kaçavide në veshin e majtë. Hetuesit dyshojnë se vrasja nuk ka ndodhur në vendin ku u gjet kufoma. 

Karabinierët kanë gjetur makinën e viktimës të parkuar jo shumë larg vendit ku u gjet kufoma dhe po kërkojnë makinën në të cilën sipas disa dëshmitarëve, Nevila kishte hipur.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 06/06/2022 11:13

    O i madhi Fan Noli qe i ke parashikuar te gjitha ne poemen tende te famshme Anes lumenjve. Tani te thuhet Anes perrenjve. Ngushullime per jeten e humbur por keshtu e degdisen popullin e shkrete te marre rruget per nje cope buke. Zoti jua dhente ku nuk durojne krimineleveve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës