Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (5 Shkurt) në Piaçenza të Italisë, pasi makina që drejtonte një 22-vjeçar shqiptar u përplas me një furgon, ku për pasojë Eriselto Neli ka ndërruar jetë.
Media italiane Corriere, bën me dije se i riu me automjeti tip “BMW” ka devijuar rrugën dhe është përplasur kokë më kokë me një furgon që vinte nga drejtimi i kundërt.
Gjithashtu bëhet me dije se nga përplasja me parakolpin e autobusit, pjesa e majtë e BMW-së është shpërbërë tërësisht 22-vjeçari shqiptar ka fluturuar nga makina duke përfunduar në asfalt.
Ndërsa shoferi i fugonit nuk ka pësuar dëmtime dhe u shfaq i tronditur pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën 22-vjeçari shqiptar.
Autostrada ka qëndruar për orë të tëra e mbyllur për qarkullimin, për të lejuar operacionet e shpëtimit dhe sigurisë, deri në konstatimet ligjore dhe nxjerrjen e trupit.
Si makina ashtu edhe autobusi janë sekuestruar dhe trupi i pajetë i 22-vjeçarit ndodhet në dispozicion të organeve të drejtësisë.