Bisedimet për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë  janë në fazën përfundimtare ndonëse gjatë këtyre ditëve është përfolur si emër i mundshëm “Egra Omnes”.

Emri i ri i Maqedonisë është i papranueshëm nga presidenti Gjorge Ivanov i cili ka deklaruar se nuk do të pranojë këtë marrëveshje midis dy vendeve.

Qëndrimi i Presidentit Ivanov është principiel, njëherit edhe konsiztent me qëndrimet e të gjithë presidenteve të deritanishëm të Maqedonisë. Ky qëndrim është se presidenti Ivanov nuk pranon zgjidhje për emrin për përdorim të përgjithshëm ose Erga Omens.

                  Gjorge Ivanov, presidenti i Maqedonisë

Presidenti Ivanov do të bisedojë me ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov gjatë ditës së nesërme për negociatat dhe çfarë palët kanë arritur për marrëveshjen.