Enca Haxhia, për herë të parë me baladë në “Top Fest”
Këtë javë në rubrikën “Pink Report” të emisionit “Rreze Dielli” ka qenë e ftuar një personazh mjaft interesant siç është këngëtarja e re Enca Haxhiu. Enca, e thjeshtë dhe me sens humori në intervistën e
Këtë javë në rubrikën “Pink Report” të emisionit “Rreze Dielli” ka qenë e ftuar një personazh mjaft interesant siç është këngëtarja e re Enca Haxhiu.
Enca, e thjeshtë dhe me sens humori në intervistën e dhënë për televizionin A1 Report ka zbuluar disa nga projektet më të afërta të saj.
Këngëtarja 17 vjeçare e cila përveç muzikës ndjek dhe studimet ka thënë se plani më i afërt i saj është pjesëmarrja në spektaklin muzikor “Top Fest”, ku do të shfaqet ndryshe nga herët e tjera pasi do të interpretojë në një rrymë të paprovuar më parë.
Duke treguar për bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar në këtë projekt muzikor,vajza bukuroshe ka thënë se këtë herë do të vijë me një baladë, e cila ka në qendër dashurinë.
Kjo këngë do të jetë dhe një dhuratë për të dashuruarit me rastin e festës së “Shën Valentinit”.
Nuk kanë munguar as batutat e shkëmbyera me moderatoren e rubrikës “Pink Report”,çfarë ka nxjerrë në pah spontanitetin dhe sensin e humorit që karakterizon këngëtaren Haxhia.
Në lidhje me planet e ardhshme të sajat Enca ka thënë se ka ndërmend disa projekte të reja muzikore, të cilave do ti përkushtohet pas mbarimit të shkollës pasi ajo është në vitin e fundit të gjimnazit.
Nëse nuk do të merej me muzikë, arti është fusha ku Enca do ta shikonte me patjetër veten e saj.
“Aktrimi më pëlqen shumë dhe shpresoj që një ditë edhe mund ta realizoj”- ka thënë më tej Enca.
Këngëtarja edhe pse mjaft e re ne moshë ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor, ku ka realizuar disa klipe dhe këngë mjaft të pëlqyera nga publiku.
“Për të realizuar këto projekte kam punuar me të vërtetë shumë dhe më vjen mirë që janë mirëpritur nga publiku”-ka thënë këngëtarja e qeshur.
E pyetur për këngëtarët të cilët e frymëzojnë më shumë Enca është shprehur se i pëlqen shumë ylli i njohur Lady Gaga, madje ka marë pjesë dhe në një nga koncertet e saj.
Si shumë të rinj Enca ka thënë se preferon të përdorë rrjetet sociale, por më së shumti i shikon si një mjet për tu promovuar.
Në përfundim të intervistës këngëtarja ka vlerësuar dhe marrëdhënien e saj me mediat të cilën e ka konsideruar të mirë deri tani.
(b.t/shqiptarja.com)
30/9
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
64.9%
-
Pas 2030
21.1%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 57
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/Aksidenti 1.1 milion euro në Monako bën xhiron e rrjetit
11 Tetor, 19:45
-
‘Studio Live’ në Report TV për votimin elektronik, Kristaq Kume: Nuk ja vlen të bëhet ky shpenzim madhor, sjell vetëm një gjë! Procesi afektohet para votimit
11 Tetor, 19:38
-
FORMACIONET ZYRTARE/ Nedim Bajrami në krah, Sylvinho publikon titullarët e Pragës! Daku në majën e sulmit, Hysaj kapiten
11 Tetor, 19:31
-
Antiberishistët me parti të re, prezantohet nesër nga Enkelejd Alibeaj! Zbulohet emri
11 Tetor, 19:29
-
Nga gjyqësori, drejtësia, prokurimi publik te reforma e administratës! Shqipëria hap më 15 tetor negociatat me BE për grup kapitullin e parë
11 Tetor, 19:04
-
Statistikat/ Ekuilibër në letër, Shqipëria i shënon gjithmonë Çekisë
11 Tetor, 19:00
-
Llogaritë e Grupit B1, Kombëtarja duhet të fitojë kundër Çekisë
11 Tetor, 18:57
-
Basha takohet me Ali Ahmetin: Diskutuam për situatën dhe rreziqet që i kanosen shqiptarëve për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione!
11 Tetor, 18:56
-
VIDEO/ Kombëtarja vesh uniformën e bardhë në Pragë, brenda dhomave të zhveshjes në 'Epet Arena'
11 Tetor, 18:51
-
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën
11 Tetor, 18:41
-
Jakin Marena: PD, si tregu i ‘Gabit’! Oferta, ju ofrojmë Berishën ‘fringo’ të ri
11 Tetor, 18:26
-
Ylli Pata: Pse Orbani i djathtë po i hap negociatat për të majtin Edi Rama?
11 Tetor, 18:26