Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, pavarësisht se është gjithmonë në qendër të mediave rozë, ajo nuk është prononcuar ndonjëherë për jetën e saj private.

Por së fundmi këngëtarja ka vendosur të tregojë që është në një lidhje, me një djalë që sigurisht identiteti i tij nuk është bërë publik për momentin.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale një dhuratë që i dashuri i saj i ka bërë, që nuk është një dhuratë e lirë, por një diamant.
 
Mbi foton Enca shkruan “Diamant dhe perlë nga i dashuri im F.J''. Nisur nga ky postim nuk ka më dyshime që Enca Haxhia ka një person të veçantë në zemrën e saj.

diamant
(Postimi i Encës)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com