“Shqipëria është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze, për arrestimin e Ramush Haradinajt”.
Kështu u shpreh gjatë pritjes së homologt malazez, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Gjatë konferencës për shtyp dy ministrat vunë theksin tek minoriteti shqiptar në Mal të Zi dhe debate për encikolpedinë fyese ndaj shqiptarëve.
Ministri i Jashtëm i Malit të zi, Srđan Darmanović i është përgjigjur interesit të gazetërëve në lidhje me
enciklopedinë e Malit të Zi duke u shprehur se shteti nuk ndërhyn në punën e akademisë së Shkencave dhe se i përket asaj që ta zgjidh.
“Ka shumë debate në Mal të Zi për çështjen e Enciklopedisë. Kanë ardhur shumë kritika për këtë projekt dhe jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga shumë malazez. Është një çështje e akadamisë se si do ta zgjidhe këtë problem. Shteti nuk ndërhyn në punën e Akademisë së Shkencave.
Tashmë i përket kësaj akademie që të reflektojë ndaj këtij debati, pasi janë shumë njerëz të shqetësuar për atë ç'ka është shkruar në atë enciklopedi. Por dua të theksojë se shqetësimet më të mëdha nuk janë ngritur nga shqiptarë por pjesa më e madhe e atyre që e kundërshtojnë këtë enciklopedi janë vetë malazezët”, u shpreh ministri i Jashtëm i Malit të zi, Srđan Darmanović.
Gjatë bashkëbisedimit mes dy ministrave u vlerësua roli i minoriteteve respektive si ura bashkëpunimi mes dy vendeve tona.
Ministri Bushati përshëndeti marrëveshjen e arritur mes partive të koalicionit qeveritar në Malin e Zi, ku përfshihet edhe plotësimi i disa kërkesave të popullsisë shqiptar si dhe inkurajoi homologun malazez në avancimin drejt zyrtarizimit të Komunës së Tuzit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
53%
-
Jo
44.6%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6616
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A
11 Janar, 15:39
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45
-
Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij
11 Janar, 14:39
-
Abuzoi me mamanë e saj për më shumë se një dekadë, vajza e Dominique Pelicot: Babai im duhet të vdesë në burg
11 Janar, 14:29
-
Lamtumirë Leon Çika, fotoreporteri dhe piktori i ‘gjallë’ deri në fund! Miqtë rrëfejnë projektet e lëna përgjysmë
11 Janar, 14:25
-
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari dhe 3 persona të tjerë
11 Janar, 14:13
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11