Izolohet zjarri në Reps të Mirditës, 54 forca zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e vatrës! Shmanget rreziku për banesat

Zjarri në masivin pyjor të Repsit në Mirditë është izoluar. Sipas ministrisë së Mbrojtjes, janë angazhuar 54 forca zjarrfikëse për të shuar vatrën e zjarrit. Pas një aksioni të përqendruar u bë e mundur izolimi i kësaj vatre, duke shmangur totalisht edhe rrezikun për banesat. 

Vatra ishte aktive që prej ditës së djeshme deri mesditën e sotme pasi era favorizonte përhapjen e flakëve në disa drejtime dhe pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve.

Zjarri u vu nën kontroll me mjete rrethanore pasi flakët kishin përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje në zonën e Oroshit. Situata u monitorua nga afër dhe nga prefekti i qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, i cili tha se bëhej fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Ai i bëri apel organeve të drejtësisë që të vënë autorët para përgjegjësisë penale.

Flakët e zjarrit u shfaqën pasditen e djeshme rreth orës 15:00 dhe u përhapën ne një sipërfaqe te konsiderueshme, duke vënë në rrezik dhe banesat përreth. Në terren shkuan menjëherë zjarrfikësit e Mirditës.

Ashtu si në çdo sezon veror, janë rikthyer vatrat e zjarrit në vendin tonë dhe shpesh herë, ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit si dhe era favorizon përhapjen e flakëve.

Sipas një njoftimi zyrtar, Ministria e Mbrojtjes janë neutralizuar vatrat e zjarrit edhe në Orsh të Mirditës. Në operacionin që u finalizua në një kohë të shpejtë u bë e mundur shmangia e përhapjes së flakëve pranë banesave.

Njoftimi zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes: 

Neutralizohen vatrat e zjarrit në ishullin në Mirditë.

Ndërkaq 54 efektivë të FA iu bashkuan forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në njësinë administrative Orosh të Mirditës. Në operacionin që u finalizua në një kohë të shpejtë u bë e mundur shmangia e përhapjes së flakëve pranë banesave.

Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohjen për punën e të gjithë ekipeve të angazhuara dhe u bën thirrje qytetarëve, turistëve që këtë sezon pritet të jenë të shumtë të bëjnë kujdes, pasi kjo  verë parashikohet të jetë e nxehtë dhe rreziku nga zjarret mbetet evident.

Falenderime të përzemërta Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian për mbështetjen, shtetit fqinj Greqisë për përgjigjen në kohë rekord me avionin Canadair.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
Zjarri në Mirditë, Ministria e Mbrojtjes: Është bërë i mundur izolimi i vatrës, shmaget rreziku për banesat

1654584205_zjarrmirdite.jpg

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me zjarrin në fshatin Elgjin, në njësinë administrative Orosh. Sipas ministrisë së Mbrojtjes, janë angazhuar 54 forca zjarrfikëse për të shuar vatrën e zjarrit. Pas një aksioni të përqendruar u bë e mundur izolimi i kësaj vatre, duke shmangur totalisht edhe rrezikun për banesat. 

‘Nga ana tjetër 54 forca janë përqendruar në fshatin Elgjin, njësia administrative Orosh në Mirditë, ku prej ditës së djeshme vijon të jetë aktive një vatër zjarri.  Së bashku me forcat zjarrfikëse dhe mjetet e vëna në dispozicion po vijojnë operacionin për të mos lejuar që flakët t’u afrohen banesave aty pranë.’- njofton ministria.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI