Ende mister shpërthimi bërthamor në Rusi, autoritetet ruse kanë zgjedhur heshtjen

Ende mister shpërthimi bërthamor në Rusi, autoritetet ruse kanë zgjedhur heshtjen

Ka kaluar një muaj nga shpërthimi bërthamor në Detin e Bardhë në Rusi. Ende, gati asnjë informacion nuk është dhënë nga autoritetet ruse për atë se çfarë ndodhi atë ditë dhe nëse niveli i rrezatimit është i rrezikshëm, sidomos për banorët e rajonit të cilët që nga incidenti jetojnë në ankth.

Shpërthimi në platformën e provave bërthamore Nenoksa, la shtatë të vrarë. Banorët përreth, sidomos ata në qytezën Severodvinsk, janë të pasigurtë nëse shpërthimi shkaktoi nivele të larta rrezatimi radioaktiv.

Por autoritetet ruse kanë zgjedhur heshtjen.

“Tragjedia që ndodhi në Detin e Bardhë, për fat të keq, u mori jetën ekspertëve tanë. Kjo është një punë e fushës ushtarake, punë e përqendruar te zhvillimi i armëve. Duhet të jemi të kujdesshëm në këtë fushë, marrë parasyshë faktin se këto armë të reja po testohen nga partnerë të ndryshëm, duke përfshsirë Shtetet e Bashkuara”, ishin fjalët e Presidentit rus Vladimir Putin pas incidentit.

Shkencëtari bërthamor Andrey Ozharovsky thotë se heshtja është në kundërshtim me ligjin në Rusi.

“Ligji thotë se ndikimi negativ në ambient nuk mund të mbahet sekret. Ajo që shohim është një situatë me pak informacion. E dimë se nga dita kur ndodhi katastrofa, niveli i rrezatimit është rritur në Severovsinsk, që ndodhet 30 kilometra larg vendit të shpërthimit”, thotë fizikani Andrey Ozharovsky.

Të shqetësuar nga incidenti dhe nga mungesa e informacionit, banorët nisën grumbullimin e kripës së jodizuar për t’u mbrojtur nga rrezatimi.

“Edhe pse ende nuk dimë çfarë ndodhi, një gjë e habitshme është ruajtja e sekretit dhe mohimi, që ishte si reagim urgjent nga fillimi. Çfarë bëri kjo? Përhapi thashetheme, prandaj banorët në Severodvinksk grumbulluan kripë to jodizuar, sepse menduan se ndodhi një Çernobil i dytë apo diçka e tillë”, thotë Mark Galeotti nga instituti i shërbimeve të bashkuara mbretërore për studime të mbrojtjes dhe sigurisë në Londër.

Edhe pas 30 vitesh, rusët i kanë të freskëta kujtimet e tragjedisë së Çernobilit. Vëzhguesit janë të shqetësuar se mësimet e nxjerra nga ai rast, që shkatërroi atë rajon për dekada, janë harruar.

“Kur nuk e dimë nivelin e rrezatimit, nuk dimë çfarë masa mbrojtëse të marrim. Nuk e dimë nëse ushqimi është apo jo i sigurt, nuk e dimë nëse peshqit dhe algat e detit mund të konsumohen. Ndoshta duhet të njoftojmë banorët të mos shkojnë për kërpudha dhe manaferra në pyje”, thotë fizikani Andrey Ozharovsky.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” raportoi se dy persona që u dërguan me ngut në spital pas shpërthimit, vdiqën nga një sëmundje që lidhej me rreze radioaktive, pak pasi u pranuan për trajtim.

Raportet thonë se ekipi mjekësor nuk kishte marrë paralajmërime për ndotje radioaktive.

Detaje si këto vazhdojnë të rrjedhin në publik, por asnjëra nuk vjen nga burime zyrtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK