Ende numërohen votat në Kosovë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë- Kosovë vazhdoi pranimi i materialeve zgjedhore të 8 qershorit, ndërsa ende po presin për numrim edhe 35 mijë votat me kusht dhe ato nga diaspora. Krahas këtij procesi, në këtë qendër tashmë ka nisur rinumërimi i 14 kutive që kanë rreth 5 mijë fletëvotime brenda tyre, e të cilat pas hapjes është zbuluar se kanë pasur probleme. Rinumërimi i këtyre kutive duhet të përfundonte dje vonë, ndërsa rezultatet e rinumërimit do bëhen të ditura vetëm në rezultatin përfundimtar. Në QNR ende nuk mund të parashikojnë një datë të saktë të përfundimit të procesit të numërimit të gjitha votave, pasi sipas koordinatorit Ahmetaj kjo do të kërkojë ende kohë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)