TIRANË - Konferenca e Kryetarëve para se të niste seanca plenare ka marrë vendim të shtyjë afatin e Komisionit të posaçëm parlamentar për dekriminalizimin deri më 31 dhjetor.
Ishte Partia Demokratike e cila kërkoi që afati i komisionit të shtyhej pas dështimit të palëve politike për të kryer ndryshimet e nevojshme ne ligj për dekriminalizimin ashtu siç edhe ishte parashikuar në marrëveshjen e 24 dhjetorit të vitit të shkuar.
Ky komision i cili drejtohet nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë më 19 shkurt të këtij viti me 102 vota pro, pra me konsensusin e të gjitha forcave politike.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com