Partia Republikane ende nuk e gjetur dakordësinë në tryezën negociatore me selinë blu për të dalë bashkë në zgjedhje, por pavarësisht kësaj, Fatmir Mediu kërkon që opozita të jetë e bashkuar në çdo qendër votimi, për të garantuar sigurinë e çdo vote në drejtim të saj.
“Ajo që po kërkojmë ne është që të bashkëpunojmë me Partinë Demokratike në çdo qendër votimi, në mënyrë që të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të garantojmë që të gjithë qytetarët që duan të votojnë opozitën, pavarësisht se cilën parti politike, ne t`i çojmë në qendrat e votimit dhe të bëjmë të mundur që ata të votojnë të lirë”, tha Mediu.
Përsa i përket mënyrës sesi do të dilet në zgjedhje, Mediu kërkoi që në lista të jenë njerëzit e aftë për të mbledhur vota.
“Vendimmarrja nuk mund të mbetet thjesht tek lidershipi politik, në zyrat e PR-së apo të PD-së, por në uljen dhe konkretizimin e çdo marrëdhënie me çdo individ. 30 vjet ne kemi qenë së bashku dhe vazhdojmë të jemi së bashku. Kemi qenë në momente të vështira, edhe në momente të qeverisjes, por ajo që na ka karakterizuar gjithë kohës, ka qenë një bashkëpunim për të maksimalizuar votën dhe njëkohësisht për të vlerësuar njerëzit më të mire”, u shpreh kreu I PR gjatë një takimi me shtabin elektoral në njësinë 1 në Kryeqytet.
Mediu po e vijon i vetëm rrugën drejt 25 prillit, në një kohë kur ende nuk ka zyrtarizuar marrëveshjen me Bashën për një listë të përbashkët.
Ai ka prezantuar kandidatët në Tiranë, Shkodër e Fier, ndërsa ka nisur mbledhjen e firmave të nevojshme që i duhen për tu regjistruar i vetëm në zgjedhje. Ndërkohë burime për Report Tv thanë se pretendimet e tij në tryezën e negociatave me demokratët janë ulur, duke kërkuar vetëm dy mandate në zonën e sigurt të listës zgjedhore në Tiranë, dhe përfaqësim në qarqet e tjera poshtë zonës së sigurt.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2324
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: ‘Shkrehja’ e PD, pse demokratët ndjehen në turp që kanë Berishën kryetar
27 Janar, 18:34
-
'Studio Live', Besart Logu zbulon në Report Tv: S'jam më pjesë e Bashës, bashkohem me PD-në e Berishës! Meçe: Basha e Berisha bënë lojë 4 vite
27 Janar, 18:22
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
27 Janar, 11:36
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
Koha jote mbaroi.Keshtu duket o Mehdihoxha.E kuptoi edhe Luli, me se fundmi
PërgjigjuFatmir Mutmedinhoxha.
Përgjigju