Ende qindra të prekur nga tërmetit në hotelet e Shëngjinit, në pritje të bonusit të qirasë

Ende qindra të prekur nga tërmetit në hotelet e Shëngjinit, në pritje të bonusit të qirasë

Rreth 2 muaj nga tërmeti i 21 nëntorit, banorët e Thumanës dhe të Kurbinit kanë nisur të lënë hotelet, ku u strehuan pasi shtëpitë e tyre u shpallën të pabanueshme. Nga 1300 banorë, rreth 500 qytetarë kanë lënë hotelet duke u strehuar tek të afërmit apo në banesa me qira pas marrjes së bonusit nga bashkia. Ndërsa ka ende qindra të tjerë që qëndrojnë pasi nuk ende nuk është lëvruar bonusi i qirasë.

"Kam bërë dokumentet në hipotekë, ka një muaj e ca që zvarriten dhe është kjo arsyeja pse unë sot nuk kam marrë një shtëpi", tha një banor.

"Bonusin akoma nuk e kam marrë, po presim. Po kërkoj për shtëpi, por janë shtrenjtë. Kam ngelur në dorë të zotit", tha një banore.

"Kam kërkuar për shtëpi dhe nuk kam gjetur akoma, sa të na lënë këtu unë kam dhe gruan sëmurë. Ka nga ata që kanë gjetur shtëpinë dhe kanë ikur nga hoteli", tha një tjetër banor.

"Jam e sëmurë dhe nuk mund të rri kudo, kam kërkuar për shtëpi se dhe unë nuk dua të rri gjithmonë në hotel por s'di çfarë të bëj", tha një banore.

Autoritet shtetërore kanë bërë të ditur se personat e strehuar në hotelet e Shëngjinit do të qëndrojnë aty, deri në sigurimin e një banese me qira.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë