Virusi Zika i cili aktualisht po paraqet si një kërcënim për mbarë botën, mund të shndërrohet në problem më të madh se sa virusi vdekjeprurës Ebola, i cili gjatë vitit të kaluar shkaktoi mbi 11 mijë të vdekur në Afrikë. Specialisti për sëmundje infektive, Jeremy Farrar, i cili njëherësh është shef i organizatës “Ëellcome Trust”, njëra nga qendrat më të mëdha kërkuese në botë, ka deklaruar për britaniken "The Guardian" se akoma nuk është zbuluar ndonjë vaksinë kundër këtij virusi dhe sipas të gjitha gjasave kjo nuk do të ndodhë edhe për shumë kohë.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(shqiptarja.com)







