'Ëndërr, të gjej nënën time'/ 2 vite nga sulmet ruse, ambasada e SHBA ndan historinë e të miturit nga Ukraina: 13-vjeçari u mor në kampet e filtrimit dhe…

'Ëndërr, të gjej nënën time'/ 2 vite nga sulmet ruse, ambasada e SHBA ndan historinë e të miturit nga Ukraina: 13-vjeçari u mor në kampet e filtrimit dhe…

Ambasada amerikane në Tiranë ka nisur një fushatë ku në javën në vijim do të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale dëshmi të historive nga Ukraina, ndërkohë që bëhen dy vite nga sulmet ruse.

Sot Ambasada ka shpërndarë historinë e një vogëlushi 13-vjeçar ukrainas, i cili kërkon të gjejë nënën e tij, me të cilën u nda nga ushtarët e Putinit.

Sasha tregon se si ushtarët rusë mendua n se nëna e tij ishte ushtare ukrainase dhe i dërguan në kampet e filtrimit, ndërkohë që 13- vjeçari ishte ende i plagosur nga shpërthimi i një predhe në shtëpinë e tij.

“Deri më 24 shkurt 2022 jetoja me nënën dhe motrën time në Mariupol. Menduam të shkonim tek gjyshja por urat ishin hedhur në erë dhe mbetëm aty. I zhvendosëm gjërat në bodrum dhe qëndruam aty gjatë të gjithë kohës.

Më 24 mars kur nisën sulmet ishin na ambientin që e kishim improvizuar si kuzhinë. Një predhë ra në shtëpinë time dhe motra ime ishte brenda. Ajo u frikësua shumë.

Vrapova në katin e dytë dhe më pas dëgjova shpërthimin. Diçka po më digjte sytë dhe u frikësova sepse ishte goxha e nxehtë. Nëna i kërkoi ushtarëve të më dërgonin në spitalin ushtarak që të më hiqnin copëzat. Spitali ishte në Mariupol.

Nëna ime nuk kishte dokumente dhe ushtarët rusë e ngatërruan me ushtare dhe na çuan në institucionin e paraburgimit për procesin e filtrimit. Ne deklaruam se ishim civilë dhe i kërkuam të na lironin, por erdhën shërbimet e fëmijëve dhe më larguan nga nëna. Nuk mund të kontaktoja asnjë të afërm”, rrëfen vogëlushi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 22/02/2024 16:30

    Shyqyr qe ky djal fat keq ra ne duar te mira Por sipas kryqit te kuq italian menjeher sa plasi lufta kan humbur me mijra femij qe jan rremby nga trafikanet internacional

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit