​Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka vendosur që të promovojë Kamzën edhe në vendet e Bashkimit Europian.

Për këtë ai ka shpallur në faqen zyrtare të Bashkisë një njoftim pune në të cilin thuhet "Një ofertë “pune” origjinale: të bëhesh "Ambasador" i Kamzës në një nga qytetet e Bashkimit Evropian."
 
Por sipas tij, ata që duan ta bëjnë këtë punë, duhet të jenë njohës të mirë të gjuhëve të huaja, si dhe të kenë përvojë e aftësi në promovimin e qytetit.

xhelal mziu
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)