Ëndërronte që të bëhej estetiste, kush është 19-vjeçarja shqiptare që humbi jetën nga një aksident tragjik në Itali! I fejuari i saj në gjendje të rëndë në spital

Ëndërronte që të bëhej estetiste, kush është 19-vjeçarja shqiptare që humbi jetën nga një aksident tragjik në Itali! I fejuari i saj në gjendje të rëndë në spital

Eralda Spahillari

Eralda Spahillari, 19-vjeç humbi jetën tragjikisht mesnatën e së shtunës, nga një aksident tragjik në Itali. Shqiptarja studionte për estetikë! Këtë profesion mendonte ta bënte në Shqipëri, ku donte të kthehej dhe të hapte biznesin e saj. Eralda banuese në ‘Ponte di Piave’, së bashku me Barbara Brotto, 17-vjeç, e cila mbeti po ashtu e vdekur, po shkonin në një klub në zonën e Trevisos, por makina e tyre nuk mbërriti kurrë atje, pasi dy vajzat humbën jetën, ndërsa dy të dashurit e tyre janë në gjendje të rëndë në spital.

Makianat me të cilin udhëtonin 2 vajzat

‘Unë dhe Eralda ishim shumë të afërt’- thotë një shok i klasës së te resë.

‘Ajo ishte një vajzë shumë e sjellshme. Prej vitesh ajo ishte monitoruese e klasës sonë dhe nëse do të shpërthente ndonjë sherr, Eralda do të zgjidhte gjithçka dhe do të sillte paqen. Na mbante të bashkuar’- tha ai.

Një tjetër mik i të resë shqiptare e kujton atë duke folur për dëshirën që të hapte një qendër estetike në vendin e saj.

“Më kujtohet një vajzë e zgjuar, e cila gjithmonë donte të mësonte' - thotë Olimpia Palmieri, e cila menaxhon qendrën e bukurisë Amorfia në Ponte di Piave .

‘Eralda kishte ardhur këtu për të bërë praktikën në shkollë dhe do të kishte dashur të vazhdonte dhe të specializohej. Jam shumë e trishtuar”. - tha ajo.

Eralda dhe Barbara

Por këto nuk ishin të vetmet planet për të ardhmen e Eraldës. Në krah të saj, duke drejtuar makinën që u përplas me një pemë, ishte edhe i dashuri i saj, gjithashtu 19 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spital.

Sipas miqve, çifti së fundmi ishte fejuar zyrtarisht, sipas traditës shqiptare.

 “Ata po përgatisnin një festë të madhe për këtë verë, një lloj paramartese'- shpjegon shoku i klasës, 'Ata kishin shkuar me pushime në Paris dhe ai i kishte bërë propozimin zyrtar duke i dhënë një unazë fejese. Kur lexova lajmin e aksidentit sot në mëngjes, mbeta në harresë për fjalët, nuk doja ta besoja”.- poërfundoi ai.

Eralda Spahillari dhe i fejuari i saj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Të dehur apo po garonin? Detaje nga aksidenti tragjik në Itali, i dashuri i shqiptares i kishte marrë makinën babait! Po ecte 90 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

1678137596_640604215730f.jpeg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë në Itali, ku humbën jetën 2 vajza, njëra prej të cilave është 19-vjeçarja shqiptare Eralda Spahillari dhe shoqja e saj Barbara Brotto, 17 vjeçe. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës u shkaktua prej një parakalimi të gabuar.

Një Volkswagen Polo e bardhë që drejtohej nga një 18-vjeçar po tentonte të parakalohej nga automjeti BMË 420 ku ndodheshin vajzat që përfundoi duke u përplasur në një pemë. Drejtuesi i Polo-s u identifikua pak orë pas aksidentit. Kur ka mbërritur ambulanca dhe policia, makina tip ‘Volkswagen’ nuk ishte e pranishme.

Sipas dëshmisë së një banori, i cili kishte shtëpinë aty pranë, shoferi dhe tre pasagjerët u ndalën dhe thërritën me emër personat te automjeti BMW por u larguan më pas. Nuk dihet ende arsyeja e këtij veprimi ndërsa janë bërë testet për të mësuar nëse kanë qenë nën ndikimin e alkoolit apo drogës. Duke qenë se të gjithë personat në 2 makinat njiheshin, hetuesit kanë ngritur edhe hipotezën e një gare të mundshme mes tyre.

Sipas hetuesve, BMW, e shkatërruar pjesërisht nga përplasja, ishte me shpejtësi prej 140 km/h ndërsa në via San’Antonio, shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h. Në timonin e makinës ishte i riu i identifikuar si M.T., gjithashtu 19 vjeç, i dashuri i Eraldës, të cilën ai kishte dashur ta nxirrte me makinën që i kishte marrë hua babait. Në spital janë partnerët e 2 vajzave.

Teksa vijojnë hetimet pasi në vendngjarje nuk ka kamera sigurie, hetuesit po kontrollojnë edhe rrjetet sociale të personave që ishin në BMW.

Në një video në Tik Tok është vënë re që Barbara Brotto filmonte të dashurin duke ecur me shpejtësi dhe i thoshte: “S’është e nevojshme të vraposh.”

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

‘Travel Off Path’: Shqipëria, destinacioni mesdhetar me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

‘Travel Off Path’: Shqipëria, destinacioni mesdhetar me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë