Endira Bushati rikthehet në krye të 
AMA, Apeli heq masën e pezullimit

Endira Bushati rikthehet në krye të <br />AMA, Apeli heq masën e pezullimit
TIRANE - Endira Bushati rikthehet në punë në postin që mbantë deri pak muaj, atë të kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive. Kjo pasi Gjykata e Apelit ka pranuar sot kërkesën e Bushatit për ti hequr masën e pezullimin si kryetare e AMA-s, duke rrëzuar kështu vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për pezullim të saj nga detyra.

Në këtë mënyrë, sipas vendimit të Apelit, Bushati mund të fillojë punën në krye të AMA-s. Gjykata e Shkallës së Parë kishte pranuar një kërkesë të Prokurorisë për të zgjatur edhe tre muaj pezullimin e Bushatit në krye të AMA-s.

Avokati i Bushatit, Besnik Cerekja e ankimoi vendimin e Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit dhe gjatë ditës së sotme trupa gjykuese i dhanë të drejtë Bushatit. Ky vendim vjen dy ditë pasi Parlamenti pritet të votojë projektvendimin për kryetarin e ri të Autoritetit të Mediave Audiovizive. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë