Ëndrra e 1 dekade 1 pikë larg, trajneri Dede i Elbasanit për Report Tv: Ndihem krenar, por më vjen keq të festojmë pa tifozët

Mungon që nga sezoni 2014-2015, por të shtunën pas gati 9 vitesh qyteti i Elbasanit mund të ketë zyrtarisht ekipin e futbollit të rikthyer në Superligë. Verdheblutë, të cilët tashmë njihen si AF Elbasani dhe nuk janë më klubi i vjetër KF Elbasani, duhet të marrin të paktën 1 pikë në përballje me Apoloninë në ‘Elbasan Arena’.

“Është e rëndësishme për ne jo vetëm për faktin se mbyllim matematikisht rikthimin në superiore, por duhet të luftojmë deri në fund që të jemi të parët duke marrë parasysh se çfarë futbollistësh kemi në përbërje, nga personaliteti dhe CV-ja e tyre, por të justifikojmë edhe objektivat e klubit,”-u shpreh Nevil Dede, trajner i Elbasanit.

Keqardhja më e madhe është se Elbasani nëse e arrin objektivin që priste prej një kohe të largët do të festojë pa tifozët. Këta të fundit janë të dënuar nga komisioni i disiplinës për sjellje të gabuar në ndeshjen kundër Lushnjës.

“Janë një pjesë e rëndësishme dhe hallkë shumë e fortë e çdo klubi kudo në botë dhe sidomos në Shqipëri sepse ti krenohesh kur e sheh stadiumin të mbushur dhe kur njerëzuit të mbështesin. Nuk munden disa njerëz të provojnë gjithë qytetin për të shkuar dhe shijuar ekipin e tyre. Keq të vjen kur I ke shkallët bosh, por unë skam gjë në dorë sepse po të kisha do bëja të pamundurë,”-tha Nevil Dede, trajner i Elbasanit.

Elbasani që renditet i pari, ka bërë një sezon në kufijtë e perfeksionit në kategorinë e parë, pasi prej 20 ndeshjesh nuk njeh asnjë humbje. E fundit daton më 21 tetor 2023 kundër Flamurtarit, duke i mundësuar të jetë në kuotën e 66 pikëve, 2 më pak se Bylisi i vendit të dytë dhe 15 më shumë se Flamurtari i vendit të tretë kur kanë mbetur edhe 5 javë kampionat.

“Ka raste që investimet kthehen brenda një viti dhe ky është rasti. Të them që nuk e prisja dhe nuk ishte qëllim gënjen dhe mohoj një qëllim që unë dhe drejtuesit e klubit e kemi pasur që në fillim. Ka qenë ndoshta shumë e vështirë kur e filluam por ka edhe disa javë na duhet vetëm një pikë për ta zyrtarizuar,”-deklaroi Nevil Dede, trajner i Elbasanit.

Në 2022 për shkak të borxheve klubi i vjetër KF Elbasani u shkri, ndërsa Bashkia e qytetit krijoi Akademinë e Futbollit Elbasani, që nisi në kategoritë e ulëta dhe tani do jetë në elitën e futbollit shqiptar.

Ne.k./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka