DURRËS- Shkruar 500 vite më parë komedia “Ëndrra e një nate vere”, e dramaturgut Ëilliam Shakespeare është rikthyer magjishëm këtë herë në skenën antike të amfiteatrit të Durrësit.
Nën regjinë e Driada Dervishit dhe pjesëmarrjen e 13 aktorëve më në zë të teatrit, në qendër të shfaqjes vjen historia e dashurisë së pamundur, konflikteve dhe nënndërgjegjes njerëzore në simbolikën e zanave, duke kthyer ngjarjet si një ëndërr pas në kohë.
“Bëhet fjalë për një nga shkrimtarët më të mëdhenj të historisë njerëzimit. Një shkrimtar si Shekspiri, pa dyshim mendoj se në të gjitha pjesët e tij fakti që vihet dhe rivihen në skenë do të thotë që nuk e humbasin kurrë aktualitetin. Është një komedi e bukur, ku bëhen bashkë teatri, e zakonshmja dhe bota magjike e zanave”, tha regjisorja.
“Edhe vepra e Shakespearet është shkruajtur për këtë natë, kur është solstici kur dalin zanat, xhindet. Është natë magjike dhe e donte fati e ishte dhe koincidence që të ishim sonte në premierë, publiku do shikoj një komedi të mrekullueshme”, tha aktori Gentjan Zenelaj.
Për aktoren në rolin kryesor të Hermias, Adelina Muça, rivendosja në skenë e premierës është një mundësi e mirë për të afruar publikun me emocionet e munguara të teatrit të Durrësit.
“Ëndrra e një nate vere”, është hera e tretë që unë luaj po të njëjtin personazh. Kjo është një gjë shumë e mirë që shfaqjet të rrinë në repertorin e teatrit kur është mundësia edhe duke i dhënë një atmosferë komplet tjetër qytetit të Durrësit duke çelur dhe një sezon të ri artistik për publikun e Durrësit”, tha ajo.
Komedia romantike “Ëndrra e një nate vere” do të shfaqet në amfiteatrin e Durrësit deri më 23 qershor, për t’u rikthyer sërish gjatë muajit korrik për publikun.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Përplasja për Ukrainën, e drejtoi si duhet Rama KS të OKB?
-
Po
81.6%
-
Jo
11.5%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 1876
Lajme të tjera
-
300 kg kanabis në Mal të Zi, kamioni mund të jetë ngarkuar me drogë mes Tiranës dhe Durrësit! Babë e bir i ndërruan targat
20 Shtator, 12:09
-
‘Censi 2023’, procesi nuk nis në Kukës, shkak zgjedhjet! Report Tv ndjek në terren anketuesit e INSTAT në disa qarqe! Regjistrimi elektronik me tabletë dhe hartë digjitale
18 Shtator, 17:26
-
FOTO/ Punimet në DRSHTRR Durrës, Rama: Transformim rrënjësor estetik dhe funksional, drejt një standardi bashkëkohor
18 Shtator, 16:28
-
U fut nga Shqipëria, bllokohet kamioni me 300 kg kanabis në doganën e Malit të Zi, kapen babë e bir! 180 pako mes dërrasave, Report Tv siguron foto
17 Shtator, 12:34
-
Vodhi 4 biçikleta brenda 2 javëve, arrestohet 40-vjeçari në Durrës
17 Shtator, 10:19
-
Operacioni ‘Tempulli’, hera e parë që kapet kokainë 91% e pastër! Lihen në burg dhjetëra persona në Fier, Vlorë, Korçë e Durrës, lirohen disa të tjerë
17 Shtator, 08:55
-
Megaoperacioni 'Tempulli', EMRAT e 30 të arrestuarve në Durrës, 11 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen qindra doza heroinë, kanabis, kokainë e krak
16 Shtator, 17:25
-
Megaoperacioni 'Tempulli', arrestohet 'Ujku i Cërrikut', momenti kur ulëret teksa shoqërohet nga policia (VIDEO)
14 Shtator, 20:24
-
Dhuna ndaj fisit Maja, nipi i ish- deputetit të PS-së kërkon masë më të lehtë sigurie në gjykatën e Apelit
14 Shtator, 14:16
-
Durrës/ 20 të arrestuar nga operacioni anti-drogë
14 Shtator, 08:58
-
Megaoperacioni 'Tempulli', goditen 23 grupe shpërndarësish droge nga Tirana në Vlorë! 233 të arrestuar brenda natës, 82 në kërkim! Balla: Do ua nxijmë jetën!
14 Shtator, 07:39
-
I zbulohet magazinë me mijëra produkte të kontrabanduara, arrestohet 30 vjeçari në Durrës (Video)
13 Shtator, 16:25