'Ëndrra metalurgjike' artisti shqiptar Ardian Isufi ekspozitë në Bari! Bunkeri në Lin i shndërruar në Kishë (FOTO)

'Ëndrra metalurgjike' artisti shqiptar Ardian Isufi ekspozitë në Bari! Bunkeri në Lin i shndërruar në Kishë (FOTO)

Bunkeri i shndërruar në kishë

I frymëzuar nga historia e bunkerit të shndërruar në Kishë nga banorët në Lin të Pogradecit, artisti Ardian Isufi ka çuar këtë histori të jashtëzakonshme para publikut italian.

Përmes ekspozitës “Ëndrra Metalurgjike” në Bari në ambientet e teatrit Kursaal Santalucia, Isufi ka shfaqur këtë instalacion i cili ka tërhequr vëmendjen  e artdashësve dhe mediave italiane.

Ekspozita ka hapur dyert me datë 17 shkurt dhe do qëndrojë deri më 30 mars. Është hera e parë që punimet e artistit dhe pedagogut të arteve Ardian Isufi që ekspozohen në Itali.

Në ekspozitë shpalosen Industritë e pashfrytëzuara nga periudha komuniste të shndërruara në parqe argëtimi, oxhaku i një ish-fabrike xhami industriale të ripërdorur në minaren e një xhamie, bunkerët e lashtë ushtarakë.

Por nuk kanë munguar as pikturat, video dhe fotomontazhe, skulptura, madje edhe në lëvizje.  Ky projekt i promovuar nga Rajoni i Pulias, ka për qëllim forcimin e  shkëmbimeve në fushën e artit midis dy brigjeve të Adriatikut.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur