Ëndrrat nisin që fëmijë e më pas kthehen në sipërmarrje të sukseshme. Ja çfarë po organizojnë WAT dhe 7billionideas në Tiranë

Ëndrrat nisin që fëmijë e më pas kthehen në sipërmarrje të sukseshme. Ja çfarë po organizojnë WAT dhe  7billionideas në Tiranë

Shkolla prestigjoze World Academy of Tirana dhe organizata britanike 7billionideas do të organizojë për herë të parë në Tiranë Konferencën per Sipërmarrjen për moshat 11 - 16 vjeç: "Tirana Schools Enterprise Conference".

 

Organizata 7billionideas organizon kudo në shkolla nëpër botë, konferenca dy ditore në formë workshopi për moshat 11 - 16 vjeç. Një guidë dhe motivim si të ideosh dhe të vesh në jetë një sipërmarrje. 

Fëmijët ndahen në grupe pune dhe udhëhiqen si të ndërtojnë një sipërmarrje. Benefitet e kësaj konference 2 ditore janë: puna në grup, novacioni, mendimi kritik, aftësi prezantimi etj. 

Konferenca mbahet në gjuhën angleze, pasi të gjithë instruktorët janë nga Britania e Madhe, por edhe sepse sfidat dhe ëndrrat për një sipërmarrje të suksesshme tashmë, siç e dimë dhe njohim shembujt më të mirë, janë globale.

Per të marrë pjesë në konferencë duhet një regjistrim në faqen e dedikuar në facebook pikërisht për këtë event: The 1st ever Tirana Schools Enterprise Conference.

 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë