UEFA iu ka besuar arbitrave shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Institucioni evropian i futbollit ka vendosur që Enea Jorgji të jetë arbitri kryesor në raundin e tretë kualifikues të Conference League.
Jorgji do të gjykojë përballjen e sotme mes Debrecen dhe Copenhagen (19:00), një duel me rëndësi për ecurinë e të dyja skuadrave në kompeticionin evropian.
Trupa shqiptare do të përbëhet gjithashtu nga ndihmësit Denis Rexha dhe Xhulio Mani, teksa arbitri i katërt do të jetë Olsid Ferataj, si dhe Albert Doda, i cili do të jetë pjesë e ekipit të arbitrave si ndihmës në VAR.
Edhe javën e kaluar UEFA iu besoi arbitrave shqiptarë në këtë turne.






Komente
Komento