Energjetika, Ministri Ahmetaj: Të promovojmë modelin e bizneseve të suksesshëm dhe të ligjshëm


TIRANE, 7 Dhjetor /ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj ka vijuar vizitat në biznese për monitorimin e pagesave të energjisë elektrike.
Së bashku me Drejtorin e OSHEE Adrian Çela, Ministri është ndalur të dielën në biznese të industrisë fason, në rrugën 5 Maji në Tiranë, ku zhvillojnë aktivitetin e tyre disa ndërmarrje të regjimit të përpunimit aktiv.
Reforma e ndërmarrë në sistemin elektro-energjetik ka gjetur mbështetjen e përfaqësuesve të biznesit dhe pjesës më të madhe tëqytetarëveqë paguajnë rregullisht faturat e energjisë, për t'i dhënë fund abuzimit në vite me pagesat.
Ministri Ahmetaj u shpreh se vizita në ndërmarrje të suksesshme si kjo, është edhe për të treguar një nga ato elementë shumë pozitivë të reformës në sektorin energjetik dhe në mënyrën e re të jetesës në sistemin elektro-energjetik të vendit.
'Kjo është  një sipërmarrje që paguan rregullisht faturat e energjisë elektrike, por ajo për të cilën dëshiroj t'i tërheq vëmendjen publikut dhe të gjithë qytetarëve është eficenca me të cilën kompania përdor energjinë dhe i bëj thirrje të gjithë sipërmarrjeve që në punën e tyre të kenë mundësi të përdorin instrumente energjitikë me eficencë. Më vjen mirë që jemi në një sipërmarrje për të treguar anën e mirë të gjithë kësaj reforme, korrektesën në pagesën e energjisë elektrike dhe suksesin në biznes"- tha ministri Ahmetaj.
Kreu i ekonomisë theksoi se gjatë kesaj vizite pati mundësi të bisedonte edhe për përmirësimin e paketës së manifakturës për vitin 2015. "ka disa elementë që kemi mundësi t'i përmirësojmë dhe jam i bindur që janari dhe shkurti i vitit 2015 do të ofrojë katër elementë të rinj në mbështetje të industrisë së manifakturës dhe ndërmarrjeve fason", -tha ai.
Po në këtë kuadër, Florian Zekaj, Administrator i kompanisë "Toni'sshpk", e specializuar në fushën e tekstileve, u shpreh se situata në sektorin e manifakturës është shumë më e mirë, "Kemi rritje të eksporteve me rreth 20%. Ne po mundohemi të zgjerohemi me një filial të kësaj ndërmarrje të hapur në Peqin, me rreth 60 punonjës të tjerë, pra mundësia është që ta shfrytëzojmë".
"Lehtësimi i blerjes së makinerive dhe pajisjeve, ndihmon gjithashtu në  uljen e konsumit të energjisë dhe rrjedhimisht të kostove tona" - tha Sonila Ylli, sipërmarrëse.
Ndërsa Drejtori i OSHEE, Çela u shpreh se kjo vizitë i shërben edhe dhënies së mesazhit pozitiv se OSHEE dhe Qeveria janë mobilizuar jo vetëm për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, por edhe në përkrahjen e bizneseve të ndershme të cilat mbështesin dhe përkrahin këtë aksion të qeverisë .
"Kjo e rrit përgjegjësinë tonë për t'i shërbyer sa më shumë, për të garantuar furnizimin e rregullt me energji elektrike dhe për mbarëvajtjen e punës së bizneseve, sepse edhe defektet apo ndërprerjet e energjisë elektrike përkthehen në dëme dhe humbje për këto biznese. Dhe ashtu siç këto biznese i përgjigjen detyrimeve të tyre ndaj OSHEE dhe detyrimeve të tjera ligjore si taksa, tatime etj, është detyrimi ynë t'u shërbejmë sa më  mirë për t'u ofruar mundësitë që ata të jenë sa më të suksesshëm në bizneset e tyre", tha Çela.e.xh/
Në përfundim të vizitës, Ministri bisedoi me përfaqësuesit e bizneseve mbi impaktin e paketës fason dhe ecurinë e implementimit të saj si dhe masat me të cilat qeveria do të mbështesë sektorin në vazhdim.
/f.n/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare