Energjetika, PS: Qeveria dështoi
me privatizimin e OSSH, krijoi kolaps

Energjetika, PS: Qeveria dështoi <br />me privatizimin e OSSH, krijoi kolaps
TIRANE- Partia Socialiste vijon sot denoncimin dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan sistemin energjetik në kolaps, sipas saj.

Në një deklaratë publike mesditën e sotme deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj evidentoi se privatizimi i OSSH-së është i dështuar sepse është kryer në mungesë totale të transparencës pasi ka mangësi dokumentacioni. Ai deklaron se qeveria mori 12 milionë euro nga ky privatizim që më pas i përdori në fushatë. Ky kolaps i krijuar ka sjellë edhe ndërprerjet e energjisë elektrike në të gjithë vendin.

“Privatizimi si proces u karakterizua nga një mungesë transparence totale. Mungesa e transparencës dhe privatizimi i dështuar është shkaku i këtyre ndërprerjeve në të gjithë vendin, madje së fundmi dhe në qendër të Tiranës. Ky krim u zyrtarizuar nga një dokument që u dorëzua në Kuvendin e Shqipërisë, pasi ka mangësi dhe ka ardhur me anekse. Qëllim për të realizuar një privatizim të tillë ishte paralajmëruar si i dështuar, sepse në dokument lexohen qartë që qeveria dha 60 milionë euro garanci në dëm të qytetarëve”, tha Ahmetaj.

Më tej Ahmetaj tregon dokumentin që u shoqërua kontrata e privatizimit të OSSH-së dhe raportin e ERE-s, që sipas tij tregon se kjo situatë është shkaktuar nga privatizimi i dështuar, keqmenaxhimi i kompanisë dhe papërgjegjshmëria e qeverisë.

“Raporti i Entit Rregullator të Energjisë tregon se çfarë ka ndodhur. Cila është arsyeja që qytetarët shqiptarë janë sot pa drita. Situata e humbjeve paraqitet pesimiste, niveli ka shkuar në 37.5 %, eficiensa e ulët vjen si rrjedhojë e një keqmenaxhimi nga ana e kompanisë.
Nga këto monitorimi thotë Enti është vënë re që investimet kanë qënë në nivel të ulët. ERE thotë se janë verifikuar ndryshime gjatë faturimit, ku futen dëme të ekonomisë së pamatur.

Situata është tejet e rënduar dhe sistemi energjetik është në kolaps. Fatura elektrike që është më e shtrenjtë dhe të gjitha ndërprerjes janë si pasojë e një qeverie të dështuar, keqmenaxhimit të një kompania e cila sot është shkaku që zinxhir është tendosur në këputje dhe është kthyer në një piramidë. Në ditën në vijim do t’u tregojmë qytetarëve çfarë ka ndodhur me humbjet në rrjet dhe me çmimet që qytetarët paguajnë”, deklaroi deputeti socialist.

Ndërkohë që dje Ahmetaj akuzoi qeverinë se e ka kthyer sistemin energjetik në një sistem piramidal si ai i 1997 ku ka borxh 1.2 miliardë dollarë.
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë