Rama publikon pamje nga Piramida e Tiranës: Qendra më e madhe e inovacionit do të sjelli një realitet të ri shqiptar! Veliaj: Gati vitin tjetër

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin sotëm me energji rinore dhe teknologji, duke publikuar pamje nga krijimi i projektit me inovator në Ballkan, Piramidës.

Kryeministri shpreson se me finalizimin e qendrës, ëndrrat e të rinjve plot pasion për teknologjinë do të bëhen realitet.

“Jam tepër e apasionuar pas teknologjisë dhe me inspektimin e këtyre punimeve shoh që është diçka e mirëorganizuar dhe mezi pres që të hapet.”, shprehet një vajzë e re.

“Unë kam zgjedhur 4 disiplina, graphic design, 3D modeling, animation dhe film making. I kam zgjedhur këto pasi më pëlqen ana artistike e teknologjisë.”, tregon një djalë.

“Më pëlqen projekti që po zhvillohet këtu, është vërtet kreativ dhe i ndihmon të rinjtë që të zbulojnë në fusha të ndryshme dhe të kenë mundësi të zhvillojnë idetë e tyre.”, tha një tjetër.

Projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.

“Mirëmëngjesi dhe me vullnetin që planet e këtyre të rinjve plot pasion për teknologjinë, t'i bëjmë një realitet të ri shqiptar, ku Piramida si qendra e inovacionit e teknologjisë digjitale më e madhja në rajon, të jetë një pasqyrë kuptimplotë e këtij transformimi, ju uroj një ditë të mbarë

***një projekt arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV”, shkruan kryeministri në rrjetin e tij social.

Gjatë inspektimit të punimeve, kryetari i Bashksië së Tiranës,  Erion Veliaj tha se po punohet me cilësi të lartë, për ta shndërruar Piramidën në një inkubator për bizneset në fushën e kreativitetit.

“Vitin tjetër kur do të jemi kryeqyteti europian i rinisë, të rinjve në Tiranë do u japim ndoshta dhuratën më të mirë ndonjëherë, që është një shtëpi e madhe digjitale në mes të kryeqytetit, në vendin më të lakmuar. U shpëtua ndër vite për të gjithë peripecitë që ka kaluar Tirana”, tha Veliaj.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:48
Veliaj inspekton punimet te Piramida: Qendra më e madhe e teknologjisë në vend, do të jetë gati vitin tjetër

1630680560_Screenshot1.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot ecurinë e punimeve te Piramida, e cila së shpejti do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë në gjithë Ballkanin.

Kryebashkiaku tha se vitin tjetër ku Tirana do të mirëpresë të rinj nga e gjithë bota në kuadër të “Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, do të hapet edhe qendra më e madhe e teknologjisë në vend, Piramidës.

“Vitin tjetër kur do të jemi “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, të rinjve në Tiranë do u japim ndoshta dhuratën më të mirë ndonjëherë, që është një shtëpi e madhe digjitale në mes të kryeqytetit, në vendin më të lakmuar. U shpëtua ndër vite për të gjithë peripecitë që ka kaluar Tirana. Kur shikoj Parkun Rinia si u zaptua, sheshi apo zona të tjera, u shpëtua por kjo nuk mjafton, se mund ta shpëtosh diçka dhe ta mbash gërmadhë, ose mund t’i japësh jetë dhe ta transformosh”, sqaroi Veliaj.

Së bashku me të ishte edhe një përfaqësi e nxënësve dhe mësuesve të “Tumo Center”, që panë nga afër punët e bëra aty. Kryebashkiaku theksoi se tashmë në “Tumo Center” janë rreth 1 mijë nxënës të pasionuar pas teknologjisë që janë regjistruar dhe përditë po kërkojnë të regjistrohen të rinj, duke bërë të nevojshëm shtimin e kapacitetit.

“Do të kalojmë në një regjim të punës me dy turne për t’u siguruar që kapim dhe kohën e humbur nga vonesat e disa dërgesave për shkak të situatës me pandeminë. Teksa presim materiale që vijnë nga importi, për çdo gjë që ne mund ta prodhojmë në Shqipëri, mund të ecim përpara. Jam shumë krenar për faktin që e kemi kaluar atë rekordin tonë të 1 mijë nxënësve dhe sot jemi në një situatë ku është bërë emergjente rritja e hapësirave. Jam shumë i gatshëm nëse ka hapësira të tjera që ne mund të marrim me qira ta bëjmë për të mos kthyer pas askënd”, u shpreh Veliaj.

Projekti i rijetësimit të Piramidës parashikon një godinë transparente dhe plot dritë. Gjithashtu, projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, ëeb design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re. Ky projekt po realizohet me mbështetjen e “Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan” (AADF).

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?