Energjia, Ahmetaj bën inspektime 
në terren: Pagesa e domosdoshme

Energjia, Ahmetaj bën inspektime <br />në terren: Pagesa e domosdoshme
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, iu bashkua sërish sot në terren aksionit kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë. Së bashku me Drejtorin e OSHEE, Arben Seferi, ministri Ahmetaj vizitoi zonën pranë ish-Kinostudios tek Instituti i Kërkimeve Veterinare.

“Kam pasur rastin që ta theksoj edhe njëherë tjetër që nuk është më një aksion por është një mënyrë e re jetese në sistemin elektro-energjetik shqiptar. Faktet tregojnë që Qeveria është e vendosur t’i kthejë qytetarëve 150 milionë euro të cilat hidhen në sistem çdo vit, për vite e vite. Janë 150 milionë euro që qytetarët humbasin çdo vit, 150 shkolla, 7 spitale rajonale, 100 km rrugë, pra është një humbje e cila rëndon mbi qytetarin dhe tatim paguesin”,tha Ahmetaj.

Sipas tij, ajo që po ndodh me sistemin elektro- energjetik është një reformë e thellë, e cila do t’i kthejë qytetarëve paratë dhe mundin e humbur në vite dhe do ta kthejë sistemin elektro-energjetik dhe kompanitë në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik. Ai siguroi se vendosmëria e qeverisë nuk është thjesht retorikë, nuk është momentale por do të jetë e përditshme në ditët, në muajt dhe në vitet që vazhdojnë.

“Ne i kemi treguar qytetarëve që pagesa e energjisë elektrike është e domosdoshme, është pjesë e të jetuarit si qytetar dhe është përgjegjësi qytetare mbi të gjitha, e theksoj, për t’i kthyer qytetarit ato 150 milionë euro që vidhen çdo vit ne Shqipëri e që i mungojnë qytetarëve të ndershëm, tatim paguesve të ndershëm apo investimeve publike”, tha ministri Ahmetaj.

Ndërsa Drejtori i OSHEE, Seferi, u shpreh se ky aksion do të vazhdojë me të njëjtin intensitet si ditën e pare dhe qeveria mbetet e angazhuar maksimalisht për t’i dhënë fund vjedhjes së paligjshme të energjisë. Angazhimi çdo ditë në terren i të gjithë Ministrave tregon seriozitetin për të çuar deri në fund këtë reforme të domosdoshme në sektorin elektro-energjetik. 




Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare