Energjia, barrë hipotekore
biznesit debitor, jo familjarëve

Energjia, barrë hipotekore<br />biznesit debitor, jo familjarëve
TIRANE - Mazhoranca përjashton nga vendosja e barrës hipotekore për banesën familjarët që kanë mbi 3 milionë lekë të vjetra energji elektrike të papaguar, por nuk tërhiqet nga kjo masë për bizneset që kanë mbi 15 milionë milion lekë të vjetra debit.
 
Është ky ndryshimi në projektligjin për “sektorin e energjisë elektrike”, i propozuar nga anëtari i mazhorancës në komisionin parlamentar të Ligjeve Ulsi Manja.
 
A1Report siguron kopjen e amendamentit i cili do të diskutohet në seancën parlamentare të kësaj të enjteje.
 
dokumenti

Ndryshimi konsiston pikërisht në pikën c të nenit 92, ku konkretisht thuhet:

Vendos barrën hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontratë furnizimi energjie elektrike është mbi 1 500 000 lekë për klientë jo familjarë
 
Lajmin e bëri publik më tej edhe deputeti socialist Eduard Shalsi në një deklaratë që dha për mediat pas mbledhjes së komisionit parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.

Shqyrtohet pr/rezoluta për ERE-n, Shalsi: në 2016 të gjithë me matësa inteligjentë
Po ashtu komisioni ka marrë në shqyrtim projektrezolutën për punën e Entit Rregullator të Energjisë. Kryetar i komisionit Eduard Shalsi tha se ERE do të ushtrojë autoritetin e saj në mënyrë që në vitin 2016 të gjithë konsumatorët të jenë pajisur me matësa inteligjentë.

Projektrezoluta sipas Shalsit po diskutohet me të gjitha grupet e interesit duke theksuar se me këtë ligj Shqipëria po hap një kapitull të ri.
 
“Kemi bërë më të mirën për konsumatorin shqiptar”, përfundoi Shalsi.
 
Në seancën e shkuar Kuvendi shtyu votimin e projektligjit shumë të debatuar për energjinë energjetike pikërisht pas kundërshtive në lidhje me nenin 92 për barrën hipotekore ndaj familjarë debitorë.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Reuters: Burimet thonë se Putini dëshiron armëpushim me Ukrainën përgjatë vijave aktuale të frontit

Reuters: Burimet thonë se Putini dëshiron armëpushim me Ukrainën përgjatë vijave aktuale të frontit