Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha kanë debatuar në distancë në lidhje me aksionin e energjisë, pas faljes 80% të kamatvonesave për të gjitha familjet shqiptare, nëse i shlyejnë këto fatura të prapambetura deri më 1 Mars të vitit 2015.
Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se tërheqja e qeverisë dhe pranimi i kërkesës së opozitës për shlyerjen e detyrimeve me këste të përballueshme, ishte lëvizje e detyruar nga protesta e qytetarëve.
“Tërheqja që bëri sot Edi Rama nga kursi i tij i marrë është një lëvizje e detyruar nga bashkimi i zërit të qytetarëve në protestën e madhe popullore të 22 nëntorit.Nuk është një zgjedhje e tij, të jemi të qartë. Zgjedhja që bëri Edi Rama, ishte e kundërta, ishte kundër zërit të qytetarëve, kundër kërkesave të përsëritura të tyre dhe të opozitës.Ai refuzoi të dëgjonte shqetësimin e tyre, refuzoi të dëgjonte zërin e tyre, derisa u përball me protestën e madhe të 22 nëntorit në Tiranë. I gjendur përballë sovranit që nuk e mban dot me policë, sado ti shtosh ata, ai u detyrua të sprapset.Prandaj, kjo është një fitore e qytetarëve. Eshtë një fitore e bashkimit të zërit të qytetarëve në protestë”, deklaroi Basha.
Por në një status në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama shkruan: “Tamam t’i vrasesh natën e t’i qash ditën njerëzit e shkretë,i vunë në gjumë 8 vjet me përralla e tani që doli dita u qajnë hallin për faturat!”
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.1%
-
Jo
76.4%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 3057
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg, Petraj: Përdori vulën kur nuk ishte noter! Deri në vendimin final do hajë kohë
10 Tetor, 19:50
-
EMRAT/ Trafikuan 2,3 tonë kokainë nga Ekuadori në Britani, dënohen 2 shqiptarët! Dy të tjerët ende në proces, bashkë me biznesmenin bullgar
10 Tetor, 19:41
-
Lushnjë/ Autoboti përplaset me mjetin bujqësor e bie në kanal, banorët përpiqen të nxjerrin shoferin
10 Tetor, 19:25
-
Princesha Kate Middelton bën daljen e saj të parë publike pas përfundimit me sukses të kimioterapisë
10 Tetor, 19:12
-
Debat i fortë mes gazetarëve: Nuk lejoj të thuash përralla këtu! Fut gishtat në vesh nëse nuk do të dëgjosh
10 Tetor, 19:11
-
Liga e Kombeve/ Sfida e nesërme me Çekinë, Sylvinho: Kemi përballë një skuadër të fortë, por do futemi për rezultat! E kam mbyllur formacionin
10 Tetor, 19:08
-
Protesta e PD-së me molotov/ Shabani: Të dukem si njeri që mund të isha në një vend të tillë?! Bala: Nuk ka qytetar Tirane që rreh një gazetar!
10 Tetor, 19:02
-
Sulm izraelit në Liban, 4 të vdekur dhe 17 të plagosur në Bekaa! IDF: Eliminuam 12 terroristë të Hamas në Gaza, morën pjesë në sulmin e 7 Tetorit
10 Tetor, 18:49
-
Erdogan në Tiranë/ Shabani: Rama po ndjek modelin e tij autoritar! Bala: Xhamia e financuar nga qytetarë turq! Xhunga: Shqetësim, shmangia e krerëve të KMSH
10 Tetor, 18:39
-
Plagosi me armë djalin 18-vjeçar të partneres, Gjykata e Milanos lë në burg 45-vjeçarin shqiptar! Fëmijët po mbronin mamanë nga dhuna
10 Tetor, 18:16
-
Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur
10 Tetor, 18:14
-
Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë
10 Tetor, 17:54