Energjia,Berisha: Do blejmë
sërish, ndryshime në buxhet

Energjia,Berisha: Do blejmë <br />sërish, ndryshime në buxhet
TIRANË – Mazhoranca është e gatshme të cojë sërish në Kuvend, buxhetin e vitit 2012, për t’iu përgjigjur situatës energjitike në vend. Këtë fakt kryeministri Berisha e pohoi në mbledhjen e qeverisë, ku e cilësoi sit ë përballueshme gjendjen elektro – energjitike në vend. Por, pavarësisht kësaj, kryeministri paralajmëroi se do të vijojë të blihet energji nga vendet fqinjë.
“Situata në Kaskadën e Drinit nuk është e ndryshuar dhe do vazhdojmë të blejmë. Në çdo rast jemi të gatshëm të çojmë në Kuvend ndryshimet në buxhet për të bërë shkurtime në mënyrë që të përballojmë blerjen e energjisë”, tha Berisha.
Për kryeministrin këta muaj janë më të vështirë në historinë e vendit në sistemin energjitik.
“Nuk do lemë vendin pa energji për shkak të çmimit. Javën e kaluar, vende të rëndësishme për tregun energjitik në rajon, si në prodhim dhe transmetim vendosën të bllokojnë eksportin dhe linjat e transmetimit. Kjo gjë, mund të krijonte një problem të madh, por e vërteta është se KESH dhe CEZ kishin të garantuar energjinë e shkurtit”, pohoi kreu i qeverisë.
Sipas tij thatësira e tejzgjatur ka imponuar qeverinë, që të marrë fonde nga buxheti e të ndihmojnë KESH.
“S’mund të themi se reshjet do mund të mbushin liqenjtë, që janë pothuajse buzë vdekjes’, tha kryeministri duke paralajmëruar vendime të reja të qeverisë në javët e ardhshme.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane