Energjia, Berisha: Gjendja kritike
emergjenca do të vazhdojë

Energjia, Berisha: Gjendja kritike<br />emergjenca do të vazhdojë
TIRANË – Një ditë pas uljes së temperaturave në thuajse të gjithë vendin, kryeministri Berisha deklaron se situata energjitike në vend është shumë e vështirë. Kjo për shkak se niveli i ujit në Kaskada është më i ulti në histori.
“Mbetet në fuqi vendimi për blerjen e energjisë për sa kohë do e gjejmë atë. Shpresoj që kjo vështirësi të jetë e përkohshme. KESH ka të gjitha mjetet monetare për të siguruar energjinë në rajon”, tha Berisha.
Ai ka ironizuar qëndrimet e të majtëve për shpenzimin e buxhetit për blerjen e energjisë elektrike, duke iu kujtuar atyre terrin energjitik gjatë qeverisjes socialiste.
“Këta shokët që i linin qytetet 8 – 16 orë pa drita, por vetë nuk rrinin asnjë minutë pa energji, nuk kanë dhembshurinë e parave të buxhetit.  Ata kanë hallin se duan me cdo kusht që të rikthehet koha e tyre: e regjimit të ndëprerjes së energjisë”, deklaroi kryeministri.

EMERGJENCA DO TË VAZHDOJË
Ndonëse pjesa më e madhe e zonave veriore apo verilindore të vendit tashmë janë të kalueshme, qeveria do të mbajë gjendjen e emergjencës.
Kryeministri tha në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat se janë përsëri një numër, jo i vogël fshatrash të izoluara për shkak se dëbora arrin në 3 e më shumë metra.
“Mbetet rreziku i orteqeve. Njëra nga komunat me sasinë më të madhe të reshjeve ka qenë Shishtaveci, por fshatrat kanë hapur vetë rrugët për tu bashkuar me qendrën e komunës. Gjendja e emergjencës do të mbahet derisa të zvogëlohet numri i fshatrave”, informoi kryeministri.

(aq/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Regjistër elektronik publik për mjekët që punojnë në shtet dhe privat, Qeveria miraton ndryshimet në 'Urdhrin e Mjekut'

Regjistër elektronik publik për mjekët që punojnë në shtet dhe privat, Qeveria miraton ndryshimet në 'Urdhrin e Mjekut'