Energjia, Berisha: Tregu
do të liberalizohet tërësisht

Energjia, Berisha: Tregu<br />do të liberalizohet tërësisht
TIRANË - Kryeministri Berisha tha sot se qeveria synon liberalizimin e plotë të tregut energjetik në Shqipëri. Kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë një seminari të ERE-s, për sektorin e energjisë tha se duhet përqendrim në sektorin e energjisë dhe energjisë së rinovueshme si mundësinë e parë dhe më të madhe për garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm në vend.“Prioritet i qeverisë janë investimet në prodhimin e energjisë. Shqipëria është një vend me rezerva të mëdha ujore. Meqenëse energjia përbën dhe faktorin më kryesor të zhvillimit të degëve të tjera të ekononomisë, pra sihet si truri i ekonomisë, duhet të shfrytëzohen të gjitha hapësirat e mëdha në këtë drejtim. Ndaj duke shprehur kënaqësinë timë për këtë temë të rëndësishme, ju garntoj se qeveria do jetë e ndjeshme ndaj opinioneve, sugjerimeve. Ju garantoj se ERE, parlamenti, qeveria janë të vendosur të vendosin standartet më liberale për tregun energjik”, vuri në dukje Berisha.
“Liberalizimi i tregut është kusht i të gjitha kushteve për zhvillimin në këtë sektor, ne nuk kemi frikë nga liria, ne i besojmë asaj dhe jemi të bindur se sa më shumë të zgjerojmë hapësirat e saj në të gjitha fushat e jetës, por vecanërisht në ekonomi, aq më i qëndrueshëm do të jetë zhvillimi i ekonomisë dhe aq më të sigurta do të jenë investimet e huaja”, tha ai.

DIXHITALIZIMI
“Energjia është një nga mundësi e para dhe të mëdha për ta shndërruar vendin në një vend të bazuar në energjinë e rinovueshme, cka besohet universialisht se ka epërsi në qëndrueshmërinë e zhvillimit në raport me energjitë e tjera. Për këto arsye qeveria shqiptare është përqendruar në këtë fushë dhe mendoj se një hark kohor 3 vjecar ia doli të ndezë një garë të paprecedentë në historinë e një vendi. Investimet në këtë fushë po rriten me shpejtësi, janë investuar 650 milionë euro, miliarda të tjera janë në investim në vitet që vijnë, në spektrin e tyre 300 HEC të shtrira në mbarë vendin, ka fare të vogla, por ka dhe projekte ndër më të mëdha në Evropë si ai i kaskadës së Devollit”, theksoi Berisha. Kreu i qeverisë premtoi se, qeveria do të ndërmarrë të gjithë hapat për të vendosur standardet më liberale të tregut energjetik. Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka mundësi për të shfrytëzuar edhe energjinë e erës, ndërsa tha se treguesit ekonomik të vendit janë premtues.

(aq/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset