Energjia, Bode paralajmëron
rishikimin e buxhetit

Energjia, Bode paralajmëron<br />rishikimin e buxhetit
TIRANE- Ministri i Financave nuk përjashton mundësia qe qeveria të rishikojë buxhetin, me qëllim gjetjen e parave për të siguruar furnizimin me energji, pasi Korporata Elektroenergjetike duket se nuk ka me para për import. Paralajmërimin për ndryshimin e buxhetit e bëri Ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili tha se një fond kontigjence do të vihet në dispozicion për KESH-in, me qëllim përballimin e situatës. Parashikohet që Ministria te përcaktojë një fond prej 2.5 miliard lekesh. Nga ana tjetër, negociatat mes qeverise, kompanisë private “CEZ” dhe KESH-it duket se janë drejt finalizimit. “CEZ” do të paguaje një pjese të borxhit që i ka kompanisë KESH, duke i mundësuar asaj blerjen e energjisë.

Pak kohë me pare, qeveria vuri ne dispozicion 4.5 miliard lekë garanci që KESH të merrte kredi nga bankat për të paguar faturat e importit. Por edhe një situatë e tille nuk i dha zgjidhje situatës. Rezervat hidrike ndodhen ne pikën e tyre minimale dhe kjo situatë ka detyruar KESH-in të kryejë importe te mëdha dhe me kosto të lartë ndërsa “CEZ” dhe OST kane shtuar kufizimet.
(sg/vizionplus/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin