Energjia, ERE: Do të hiqet sistemi
me dy tarifa, nuk zgjidh problemet

Energjia, ERE: Do të hiqet sistemi <br />me dy tarifa, nuk zgjidh problemet
Kreu i ERE-s Sokol Ramadani deklaroi dje se fasha mbrojtëse prej 300 kilovatorësh për konsumatorët familjarë mund të hiqet. Por, sipas tij, një ndryshim i tillë mund të ndikojë në uljen e çmimit të energjisë elektrike, ndërsa shtresa të caktuara do të vazhdojnë të mbështeten financiarisht. I pyetur nga Shqiptarja.com, Pajtim Bello, ish-nr.2 i Energjetikës shqiptare dhe ekspert i sektorit, deklaron se kjo nuk është një masë nxitëse dhe favorizon gjithnjë ata që nuka paguajnë.

Si e gjykoni këtë deklarim të Entit Rregullator për eliminimin e sistemit të një kufiri tarifor, sipas të cilit paguante më shumë më tepër ai që konsumonte më shumë?
Kjo është formulë që është përdorur në të kaluarën në vendin tonë. Duhet thënë se nuk kemi të bëjmë me një masë nxitëse, por frenuese. Mendoj se, pas kësaj, qendron vullneti për të rritur për të gjithë çmimin, me një mesatare të përbashkët. Në këtë mënyrë, do të penalizoheshin ata që konsumojnë më pak, pasi ata tarifoheshin me një koeficient më të ulët, ndërkohë që me aplikimin e një sistemi njëtarifor ata do të paguanin më shumë se më parë. Natyrisht, pritet të shohim se çfarë sistemi mbrojtës do të përdoret në këtë rast për shtresat e popullsisë me nivel më të ulta jetese, pasi deri tani, vendosja e një kufiri tarifor ishte në vetvete një masë mbrojtëse për to.

Sipas jush, a është kjo zgjidhja e duhur për problematikën e sistemit energjetik në Shqipëri?
Nuk po shohim, në fakt, të zgjidhen porblemet më të mprehta që përjeton ky sektor dhe që kanë të bëjnë me vazhdimin e vjedhjeve të energjisë dhe mospagimin kronik të faturave nga një pjesë e popullatës. Shteti shqiptar u përpoq ta zgjidhte këtë situatë me privatizimin e shpërndarjes, por nuk e zgjidhi as me futjen në lojë të privatëve. Masat e marra deri tani kanë patur të bëjnë me një ecejake për zgjidhjen herë të problemeve financiare të KESH-it, herë të atyre të CEZ-it, ndërkohë që kërkohej një strategji e prerë dhe një zgjidhje përfundimtare. Tregu nuk rregullohet kështu, me këto masa, kur problemet janë gangrenizuar. Kërkohen masa drastike, të vendosura dhe të guximshme.

Mendoni se, po të adoptohet sërish sistemi me një tarifë, problemet do të mbeten?
Ata që nuk paguanin më parë, nuk do të paguajnë prapë, kjo nuk zgjidh problemin kryesor. Ata që paguanin më pak, mendoj se do të paguajnë më shumë.

Para pak ditësh, kemi konstatuar një pagesë fature për KESH-in nga ministria e Financave, direkt nga Thesari, por me një destinacion të fshehur nën emërtimin "e paspecifikuar". Është e rregullt një praktikë e tillë?
Qeveria ka dhënë më parë kredi direkte për KESH-in, por në bazë të një vendimi qeveritar. Në këtë rast, duhet të kemi të bëjmë me një shkelje ligjore, ndoshta nga që Korporata ka patur nevojë urgjente për likuiditet dhe bankat nuk i japin më kredi dhe qeveria e ka ndihmuar duke shkelur rregullat.

(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Egjipt, mbytet anija me 45 persona në bord në Detin e Kuq! 31 prej tyre janë turistë, të panjohura shkaqet

Tragjedi në Egjipt, mbytet anija me 45 persona në bord në Detin e Kuq! 31 prej tyre janë turistë, të panjohura shkaqet