Shqiptarët konsumuan gjatë vitit 2013 nivelin më të lartë të energjisë elektrike, të shënuar në dhjetë vitet e fundit. Sipas të dhënave të raportit të fundit të ERE-s, gjatë vitit të kaluar konsumi në total u llogarit në rreth tetë miliardë kilovatorë. Pjesa më e madhe e kësaj energjie u harxhua nga familjet, që paraqesin rreth 57.6% të klientëve.