Energjia, investimi në Spitallë, Rama:
Brenda qershorit heqim afrofenë

Energjia, investimi në Spitallë, Rama:<br />Brenda qershorit heqim afrofenë
Dyzetmijë banorë dhe biznese në zonën e Spitallës dhe Durrësit të Ri (ish Këneta) nuk do të vuajnë më ndërprerjen e energjisë elektrike për shkak të rrjetit tejet të amortizuar, defekteve të shpeshta teknike dhe nivelit të tensionit në rrjet.

Me një investim prej 6,5 milionë dollarë është ndërhyrë në rrjetin ekzistues, ku nuk ishin kryer investime prej 50 vitesh dhe janë ndërtuar dy fidera të rinj 20 kV Spitallë-Durrës dhe rrjeti i ri 20kV në zonën e ish Kënetës. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Spitallë, ku u njoh nga afër me këtë investim.

Në këtë zonë ka përfunduar shtrimi i mbi 130 kilometra linjë e tensionit të mesëm 20 kV dhe ABC, është sistemuar rrjeti ekzistues dhe janë ndërtuar i 36 kabina të reja dhe 2000 shtylla. Rrjeti i ri, i ndërtuar në formë unazore, do të sigurojë vazhdimësi në furnizimin me energji elektrike, eliminon luhatjet e theksuara të tensionit që jo rrallë ka shkaktuar dëme në pajisje, si dhe humbjet në rrjet, që për vitin 2016 parashikohen të ulen në nivelin e 20%.

Një nga banorët e zonës, e njohur si një nga zonat informale të vendit ku kanë munguar investimet, tregoi situatën tepër të rëndë të furnizimit me energji.

“Është investim i paparë. 20 vjet nuk ka pasur drita këtu. Merrnim në telefon kur binte shi dhe pyesnin “ka drita” dhe nuk shkonim në shtëpi, rrinim në lokale, se ku do shkoje. Tani, ky ishte një investim kolosal. 2 vjet pa drita, tani me drita. Më kujtohet kur erdhët ju tek te Pallati i Sportit, pashë 2-3 super të Saliut. I thashë “po ti do vish”. Si kam dhënë votën, më tha, por tani do t’ia jap votën se kam drita, vetëm për atë që bëri për dritat”, u shpreh ai.

Edhe në këtë zonë, investimet janë realizuar nga OSHEE falë edhe rritjes së ndërgjegjësimit qytetar për të paguar energjinë e konsumuar, të cilat tashmë po i rikthehen qytetarëve në investime në rrjet.

Arkëtimet në raport me vitin 2013 janë rritur pothuaj 4 herë. Krahas këtij investimi, në Durrës janë në proces investime shumë të rëndësishme për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes për 30 vitet e ardhshme.

“Brenda viti do fillojë edhe ndërtimi i nënstacionit të ri të Shkozetit, sepse gjithë këto investime që ne bëjmë, ku sigurojmë qytetin e Durrësit për 30 vitet e ardhshme, nuk mund t’i përgjigjet të gjithave, një stacion ekzistues 40 vjeçar. Paratë që qytetarët paguajnë, duke iu përgjigjur thirrjes së reformës së qeverisë dhe kompanisë, për të paguar konsumin e energjisë, kompania po ja kthen me investime efikase”, tha drejtori i OSHEE.

Ndërkohë ka përfunduar edhe pajisja e abonentëve të kësaj zone me matës elektrikë, ndërkohë vazhdon pajisja e abonentëve me matës elektrikë për qytetin e Durrësit, ku aktualisht ja janë montuar 6.500 matës dhe brenda qershorit do montohen edhe 1.400 të tjerë.

Ndërsa një i moshuar e krahasoi investimin në një mënyrë krejt të veçantë: “Faleminderit për investimin që keni bërë këtu. Na u duk një cikë idhët, por i thotë populli hidhnimi, ka gëzimin në fund. Dhe me këtë dritë që na ke pru, na ka ardh drita e syrit.”

“Vërtet i paguan debitë dhe kjo qe ‘e hidhura’, që paguam debitë që kishim, por ama shyqyr Zotit, falë qeverisë na i ktheu në investime. Për këtë jemi super të kënaqur”, e mbështeti tjetër një banor.

Kryeministri Rama i informoi se së shpejti do të hiqet aforfeja, një problem i trashëguar që ka:

“Ajo që unë ju them është kjo që këto investime të mëdha që po bëhen sidomos në zona të vështira janë rezultat i bindjes që po nuk u paguan dritat, nuk mundet të ketë shërbim as me drita, as me fatura si duhet, as me sportele si duhet. Faktikisht për shkak se në këtë zonë fillo shlyerja e borxheve, filloi pagesa e rregullt, por bëhet një investim që po i jep fund problemit me energji dhe të gjithë zonës. Nga ana tjetër, ne do t’i qëndrojmë edhe një zotimi shumë të rëndësishëm që brenda muajit qershor do të heqim afrofenë. Nuk do të ketë më fatura afrofe që janë një problem i madh, por një problem të trashëguar për shkak se historia u bë: O burra kush të vjedhë, kush t’ia hedhë tjetrit. Ju ia hidhnit shteti, shteti ua hidhte juve dhe u bë bërllok. Ajo që po ndodh është një kthesë e madhe. Sigurish ka akoma punë të mëdha, jemi shumë larg stacionit ku duhet të mbërrijmë, sepse ia kemi hedhur njëri tjetrit 20 e ca vjet.”

Redaksia Online
(l.q/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka