Energjia, KESH 4.5 mld lekë kredi

Energjia, KESH 4.5 mld lekë kredi
TIRANË – Qeveria shqiptare autorizon Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare që të marrë kredi për përballimin e situatës elektroenergjitike në vend.
Sipas vendimit të marrë sot në mbledhjen e qeverisë dhe të publikuar edhe në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave:
“ Këshilli i Ministrave miratoi sot aktinnormativ që autorizon Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare për të marrë një kredi në shumën 4.5 miliardë lekë, për të përballuar situatën energjetike në vend, për shkak të mungesës së reshjeve”.
Sipas qeverisë, ky vendim merret pas një situate jo të favorshme hidrike të shkaktuar nga mungesa e nivelit të domosdoshëm të reshjeve dhe në përputhje të plotë me qëndrimin e qeverisë, e cila e ka prioritet absolut të saj sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me energji.

JEPET ME KONCENSION MIREMBAJTJA E MILOT  - MORINË
Po sot, Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin "Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë."
Autoriteti kontraktues propozohet të jetë ministria e Punëve Publike dhe Transportit, e cila ka bërë shqyrtimin dhe vlerësimin e projektit të propozuar për koncesion mbi bazën e analizës së rentabilitetit, fizibilitetit dhe të përshtatshmërisë financiare.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online