Energjia, PS: Favorizuat serbët
Bode: Na interesoi çmimi

Energjia, PS: Favorizuat serbët<br />Bode: Na interesoi çmimi
TIRANE- Parlamenti u përfshi në debate në lidhje me bllokimin e linjës së interkonjeksionit 400 kw Shqipëri- Kosovë. Opozita akuzoi qeverinë se bllokoi qëllimisht projektin për të kthyer sistemin energjetik në varësi të kompanive serbe. Ata kërkojnë fillimin e hetimeve nga institucionet shqiptare. Kjo është kundërshtuar nga ministri i Financave Ridvan Bode i cili tha se nuk mund ti jepej tenderi një kompanie me oferte me te larte, 21 milione euro me shume. Debati eshtë zhvilluar kur po diskutohej p/rezoluta për "Autoritetin e Konkurrencës" e cila u miratua me 70 vota pro, 1 kundër dhe 52 abstenime. Ndërkohë, biznesmeni Damir Fazlliç u largua sot nga Tirana përmes aeroportit të Rinasit.

ARBEN AHMETAJ: INSTITUCIONET TA HETOJNE
Deputeti Arben Ahmetaj tha se Ministri i Financave Ridvan Bode se po mbronte një aferë korruptive, dhe se bllokimi i këtij projekti shkaktonte një humbje pej 90 milionë dollarë në vit. “Nuk duhet të dilni të mbroni një aferë korruptive. Ajo shkon në kundërshtim me interesat kombëtare. Kjo është afera korruptive më e madhe në dëm të interesave kombëtare. Vonesa ka një qëllim, varësia e sigurisë energjetike nga interesa serbe. Kjo është e realizuar sot nga kryeministri. Ai ka arritur të fusë në shportën korruptive të interesave serbe, interesat kombëtare dhe sigurinë energjetike.” tha Ahmeti duke shtuar se “Dëmi ekonomik është 90 miloionë dollarë në vit “
“Tenderi dhe afera meriton të hetohet nga institucionet e sigurisë kombëtare. Kemi një aferë të pastër që është në vazhdimësi të këtij kryeministri. Të githë e mbajnë mend aferën e naftës me Serbinë, cfarë tha për Rambujenë, ku e cilësoi UCK-në terrorist. Pse habiten kosovarët shqitparët? Ky njeri ka qëllim parësor, dëmtimin e interesave të ligjit.”- akuzoi Ahmetaj kryeministrin Berisha. Sipas deputetit socialist OST është lajmëruar nga KfË për rezultatin e tenderit, dhe Bode gënjen kur thotë se nuk është njoftuar. Duke iu referuar akuzave të PD se opozita po mbron mafian Bode tha: KfW nuk besoj se është pjesë e mafias, dhe opozita po mbështet këtë institucion. Institucionet shqiptare ta hetojnë. I kalojnë kufitjtë e e një tenderi por ka të bëjë me intersat kombëtare”

NDALUAM AFERE KORRUPTIVE, OPOZITA INTERESA OKULTE
Ministri i Financave, Ridvan Bode tha se qeveria shqiptare nuk po bllokon procesin e interkonjeksionit të linjës 400 kv Shqipëri- Kosovë, por parandaloi një aferë korruptive. Sipas tij kompania "DALEKOVOD" nga Kroacia kishte një cmim shumë më të lartë sesa "ENERGOINVEST" nga Bosnja –Hercegovina.
“Bode tha se nuk po bllokon procesin e interkonjeksionit. Ne parandaluam një rast korruptiv. S’mund të pranonim fitues një garues me nje oferte 24%  më shumë.
Dhe në vend që opozita, në vend të thoshte faleminderit, të paktën duhet të heshtete. Si ka mundësi që kërkoni këtë. Nuk është ndershmëri kjo. Pasi ne kemi të drejtë të akuzojmë edhe për interesa okulte nga opozita shqiptare" Diferenca mes 2 garuesve për projektin ishte 24 %. Kemi të drejtë të akuzojmë për interesa okulte. Banka gjermane duhej të njoftonte kompanitë shqiptare dhe vetëm pasi të merrte lejimin duhej të bënte shpalljen”. Bode nënvizoi se diferenca mes dy kompanive është 21 milionë euro. Ai kërkonte 8 .1 milionë euro nga pala shqiptare. Ne kemi anuluar pjesën tonë.

Këtë tender e kemi marrë ne, por në një tender ku diferenca ndaj garuesve është 24 për qind çdo kush ka të drejtë të pyesë. Ne parandaluam një rast korruptiv. Dhe në vend që opozita, në vend të thoshte faleminderit, të paktën duhet të heshtete. Si ka mundësi që kërkoni këtë. Nuk është ndershmëri kjo. Pasi ne kemi të drejtë të akuzojmë edhe për interesa okulte nga opozita shqiptare", theksoi Bode.

ERION BRACE: VAREMI NGA KOMPANITE SERBE
Deputeti socialist Erion Braçe tha se “Sistemi i Energjetikës është i varur nga kompani serbe dhe akuzoi kryeministrin se po i mbron këto kompani.
““I gjithë sistemi ynë energjetik varet nga furnizues serbë dhe ky është një problem shumë i madh për sigurinë kombëtare dhe po blehen me cmime shumë të larta. Si kryeministrin nuk e shqetëson varësia e sistemit tonë energjetik në momente krizash nga kompanitë serbe. Vonesa në ndërtimin e linjave të interkonjeksionit e ka bërë sistemin e energjetikës të varur nga këto kompani ”- tha Brace.

OPOZITA: TREGJET JANE MONOPOL, BODE: JO
Opozita akuzoi qeverinë dhe për vendosjen e monopoleve në tregjet shqiptare. Brace tha se sipas autoritet të konkurencës 2 kompani kanë monopilon si të tregut të sheqerit dhe atë të orizit dhe mungesa e konkurencës bën më të ndjeshme rritjen e çmimit për qytetarët shqiptarë. Kjo u mohua nga ministri Ridvan Bode. Madje Bode tha se është arritur të ndërhyhet që çmimi i naftës të ketë një rritje të lehtë dhe jo galoponte. Bode tha se rritja e naftës në Shqipëri ka qenë e lehtë, dhe jo hiperbolike, sepse “ne kemi mbajtur akcizën e karburanteve në litër, dhe ne kemi suportuar rritjen e fortë të çmimit të naftës.”
Deputeti i PD-së Flamur Noka akuzoi socialistët “se në kohën e qeverisjes një firmë ka pasur monopol kafen,një firmë tjetër hekurin, dje një bananen. Doni tuaj përmend me emra sa keni pasur ju. Keni përdorur autoritetin e konkurencës kamxhik. Sot autoriteti i konkurencës është i lirë.”

Ministri Bode mbrojti dhe amnistine fiskale e cila në tërësinë e saj, sipas tij,  arriti qëllimin për të relaksuar funksionimin e tregut, për ta çliruar atë nga borxhet e prapambetura dhe shtyrja që i bëhet vetëm njërit aspekt, atij që ka të bëjë me rivlerësimin e banesave, do të mundësojë që një numër më i madh qytetarësh shqiptarë të përfitojnë. Duke mbojtur shtyrjen e afatit për rivlerësimin e banesave nga individët, afat ky që parashikohet të zgjasë deri në 31 gusht të këtij viti, ministri Bode tha se vlerësimi i banesave për qytetarët, korrektimi i vlerës së tyre me vleren e tregut, duke paguar shumë simbolike, duke iu referuar të dhënave të deritanishme rezultoi i suskseshëm.
Shtyrja e afatit deri në 31 gusht, sipas Bodes, iu ofron dhe një shans tjetër emigrantëve për të legalizuar dhe rivlerësuar shtëpitë e tyre. "Deri në fund të muajit mars janë 45 mijë banesa të rivlerësuara nga individët. Përmes këtij procesi i janë falur individëve mbi 25 miliardë lekë, taksa këto që duhej paguar nëse nuk do bëhej ky ligj, kundrejt një pagese prej 2.5 miliardë lekësh në buxhet", nënvizoi Bode.
"Pritet që me efektet e këtij ligji dhe trajtimin e mëtejshëm të dosjeve të mundësohet edhe falja në total e 424 mijë raste detyrimesh tatimore, duke mundësuar eleminimin e një borxhi të trashëguar ndër vite prej 57 miliardë lekësh", u shpreh Bode.
Në administratën doganore, sipas Bodes, janë falur 2500 raste dhe janë në përpunim 211 raste, me një vlerë prej 124 milionë lekë për t'u paguar nga ana e kompanive që i detyrohen administratës doganore. "Borxhi doganor është për 2386 raste me vlerë 12.4 mliardë lekësh. Bëhet fjalë për legalizim të një vlere kapitalesh që kalon 150 miliardë lekë. Janë arkëtuar rreth 4 miliardë lekë të buxhetin e shtetit".

MIRATOHEN ANETARET E RINJ TE AUTORIT TE KONKURENCES
Kuvendi miratoi dhe dy anëtarë të rinj të Autoritetit të Konkurrencës, përkatësisht Iva Zajmin dhe Koço Brokën. Me 107 vota Kuvendi miratoi Iva Zajmin, të propozuar nga maxhoranca, ndërsa kandidatura e Koço Brokës, e sjellë nga opozita, mori 112 vota. Gjithashtu, parlamenti miratoi sot me konsensus dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve: ajo me qeverinë e shtetit të Katarit për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe ajo me qeverinë e Emirateve të Bashkuara për shërbimet ajrore, si dhe ligjin "Për shendetin mendor".
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb