TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në kryeministri grupin e Task Forcës për energjinë që udhëhiqet nga zv/kryeministri, Niko Peleshi. Rama gjatë fjalës së tij theksoi problematikën e trashëguar në sistemin energjetik sidomos në kuadër të humbjeve gjatë shpërndarjes.
Taska forca e mbledhur në nivel ndërqeveritar synon përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe minimizimin e humbjeve në rrjet. Pas mbledhjes së sotme, kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe në profilin e tij në Facebook.
ORA 17:09 RAMA: DO NDESHKOHET ÇDO VJEDHJE ENERGJIE
Pas mbledhjes së sotme, kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe në profilin e tij në Facebook, duke deklaruar se, kush vjedh energjinë elektrike do të dënohet.
“Kush paguan rregullisht s'mund të paguajë edhe për kë vjedh energjinë. Bizneset që vjedhin energjinë s'do tolerohen. Të varfërit do rimbursohen”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në Facebook.
Sipas tij, “ka filluar punën sot nën drejtimin e zëvendëskryeministrit një Task Forcë ndërqeveritare për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e nivelit të papërballueshëm të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike”.
ORA 11:11 MBLEDHJA E TASK-FORCES, RAMA: DO PAGUAJME TE GJITHE BORXHIN
“Kjo task-forcë për përmirësimin e qendrueshëm të nivelit të arkëtimeve dhe uljen e nivelit të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, që fillon punën sot nën drejtimin e zëvendës kryeministrit Niko Peleshi, ka një impakt tjetër që shkon përtej këtij qëllimi kryesor. Nënvizoj tre aspekte kryesore që lidhet task forca dhe gjithë operacioni që fillojmë sot. Së pari gjendja alarmante që kemi trashëguar në sistemin e energjisë elektrike. Së dyti domodsdoshmëria në një fushë jetike, pasi nesër rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare, nëse sot nuk bëjmë atë që na takon. Dhe së treti është domosdoshmëria për të përtërirë përgjegjshmërinë që kërkon për shoqërinë tonë”, tha Rama.
RAMA: SITUATË ALARMANTË, KONSUMATORËT NË BORXH PËR ENERGJINË
Duke u ndalur tek shifrat e regjistruara gjatë vitit 2012 dhe 2013, kryeministri Rama tha se ka një numër të madh të konsumatorëve që janë borxh me energjinë, dhe po kështu edhe biznese. Sipas Ramës gjendja në vitin 2013 është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa përmirësim i lehtë është regjistruar me marrjen e masave në tetor nga administratori i ri.
“Në kushtet e sotme 91% e kontratave të konsumatorëve dhe 88 % të kontratave të biznesit rezultojnë me borxhe në kontratat e energjisë elektrile. Këto shifra flasin vetë për sitiuatën e trashëguar dhe rëndësinë e kësaj taskforce. Humbja e energjisë së blerë ka rezultuar 36.6 % në tetor, 43.3 në nëntor, 55% në dhjetor 2012. Energjia që do shkonte për shërbimin dhe ndriçimin e një vendi, ka shpuar nga të 4 anët xhepat e këtij vendi.
Gjendja është përkeqësuar në vijim gjatë vitit 2013, dhe krahasuar me një vit më parë, humbja dhe vjedhja janë thelluar. Me fillimin e punës nga administratori i ri në 20 tetor 2013, dhe marrjes së masave të menjëhershme për të frenuar hemoragjinë e rëndë në sistem ka nisur një frenim paraprak, por kurrsesi përfundimtar dhe i qëndrueshëm i humbjeve dhe vjedhjes. Kjo taskforcë ka detyrimin që të vendosë të gjithë strukturat e shtetit në shërbim të një misioni të qartë, kthimin e grafikut të frenimit të humbjeve dhe vjedhjes, nënjë grafitk në renie të vazhdueshme, dhe kthimin në situatë normale. Në dhjetor 2013, humbja ka qenë 2.4 % më e vogël se humbja e të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Nevojitet një ndërhyrje vendimtare dhe një punë sistematike, që do vijojë deri në fund të këtij mandati të qeverisë sonë. Jetëgjatësia e kësaj taskforce për një vit, parashikon bërjen e një analize për të parë rezultatet dhe për të parashikuar punën në vijim”, vijoi Rama.

(Foto: Kryeministri Rama)
RAMA: DO SHLYEJMË BORXHET E INSTITUCIONEVE PËR ENERGJINË
Rama tha se qeveria që ai drejton është e vendosur të shlyejë të gjitha borxhet që institucionet shtetërore i kanë sistemit të energjisë dhe nuk do të akumulohen borxhe të reja.
“Qeveria na ka lënë borxhe edhe për subvencionet, për energjinë e grupeve në nevojë. Janë këto pagesa që qeveria e kalaur duhet të kishte bërë për subvencionimin e energjisë për personat në nevojë, por nuk e ka bërë.
Zonat më problematike janë rajonet e Tiranës, Durrësit dhe Fierit, ku janë përqendruar dhe numri më i madh i bizneseve. Qeveria e re e republikës së Shqipërisë nuk do ta mbajë këtë turp, dhe ka marrë përgjegjësinë të paguajë të gjitha borxhet dhe mos akumulojë borxh të ri.
Kjo task forcë duhet të garantojë heqjen e atyre pengesave që janë vendosur për mosplotësimin me energji elektrike. Do të përmirësojmë modelin e tregut të energjisë, modelin e bashkëveprimit të këtij tregu me konsumatorin” u shpreh kryeministri.
RAMA: TASKFORCA NË DY NIVELE, INSTITUCIONESH BUXHETORE E PUBLIKE DHE NIVEL BIZNESI
Kryeministri Rama tha se të gjithë konsumatorët duhet të paguajnë energjinë, “duke ndryshuar historinë ku paguan ai që është i rrëgullt, dhe vjedh ati që e ka bërë këtë gjë gjithmonë”. Sipas kryeministrit, një ndër debitorët më të mëdhenj kanë qenë vetë institucionet shtetërore, duke theksuar se kjo praktikë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Rama tha se fillimisht taskforca do veprojë në dy nivele, në nivel institucionesh buxhetore dhe publike, si dhe në nivel biznesi, ku energjia vidhet për qëllime fitimi.
“Historia që kush paguan kush është i rrëgullt, kush i është nënshtruar jo thjesht ligjit por parimit bazë të edukatës së marrë nga të parët në familje, duhet të paguajë gjithnjë e më shumë, dhe kush nuk paguan mundtë vjedhë gjithnjë e më shumë, duhet të marrë fund.
Për këtë jemi këtu, dhe kjo është vendosshmëria jonë për të përballuar këtë detyrë të vështirë.
Raporteve mes institucioneve buxhetore dhe publike me sistemin e shpërndarjes, dhe paralelisht në raportin mes biznesit dhe sistemit të shpërndarjes. Nuk do ta fillojmë drejtpërdrejt aty ku mospagesa është problem e atyre që janë në vështirësi ekonomike. Do ta fillojmë aty ku energjia vidhet për qëllime fitimi”, tha Rama.
RAMA: GJYKATAT TË JAPIN NDËSHKIMIN E MERITUAR PËR VJEDHËSIT E ENERGJISË
Duke u ndalur tek rastet e kaluara të denoncimit të vjedhjeve të energjisë dhe vendimeve të dhëna nga gjykata, kryeministri Rama tha se nuk është dhënë masa e duhur ndaj abuzuesve. Ndërsa me nisjen e kësaj task-force dhe bashkëpunimin me policinë dhe Prokurorinë kërkoi dhënien nga gjykata të ndëshkimit të merituar ndaj shkelësve dhe abuzuesve.
“Është e pafundme lista e shembujve ordinerë në abuzimin me energjinë elektrike. Po përmend vetëm një rast, lidhur me kompaninë Albpetrol që padit Cez për pavlefshmëri të pageave të kamatvonesave që kanë ardhur si rezultat i mospagesave të energjisë në kohë, me vlerë totale 334 milionë lekë të reja. Kjo shoqëri hajdute në raport me sistemin energjitik shpëton me një vendim gjykate ku bëhet një pranim formal i pafisë. Një tjetër komani në qytetin e Vlorës kishte detyrime 6 milionë lekë ndaj kompanisë së shpërndarjes, por sërish ka shpetuar nga pagesat me një vendim gjykate. Ndaj kërkohet një bashkëpunim ndërintitucional i përgjegjshëm, ku të përfshihen të gjithë pushteitet, edhe ai gjyqësor, për t’i thënë ndal fenomenit të vjedhjes së energjisë dhe mosndëshkimit të hajdutëve. Të gjtihë abuzuesit e energjisë do të përballen me ligjin. Do ta fillojmë me shpresën e plotë se jo vetëm prokuroria por edhe gjykata do të jenë në krahun e ligjit, dhe shpresën se çdo vjedhës i energjisë do të marrë ndëshkimin që meriton”, theksoi kryeministri Rama.
PELESHI: 45 % HUMBJE TË ENERGJISË NË RRJET, DO MARRIM MASA
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi i cili do të jetë edhe kreu i taskforcës, tha se 45% e sasisë së energjisë të futur në rrjetet e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike ka humbur. Peleshi ka shtuar se pjesa më e madhe këtyre humbjeve janë nga vjedhja, si dhe nga mungesa e arkëtimeve. Zëvendëskryeministri ndërkaq, ka prezantuar edhe mënyrën e zbatimit të taskforcës dhe nivelet ku do operohet.
“Kemi historikun e dështimit spektakolar të taskforcave të mëparshme, duke bërë t’i shohim ndryshe këto nisma. Por kjo taskforcë synon realizimin e objektivave në dy nivelet kryesore ku do fokusohet puna.
45% e sasisë së energjisë të futur në rrjetet e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike ka humbur. Pjesa më e madhe këtyre janë humbje nga vjedhja. Por kështu humbje vijnë edhe nga mungesa e arkëtimeve.
Sfida që kemi përpara është e një natyre ekonomike e financare, por ka një rol të rëndësishëm social.
Taskforca për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljes së humbjeve në rrjet, kërkon një punë të vijueshme dhe të vështirë.
Taskforca do shtrijë aktivitetin e saj në çdo qark, ku do drejtohet nga prefekti i qarkut. Funksionimi i taskforcës parashikon koordinimin e të gjithë insituticioneve shtetërore. Aktiviteti i saj do të shtrihet përgjatë gjithë vitit 2014. Raportimi do jetë mujor dhe grafikët do të bëhen publike”, u shpreh Peleshi.
GJIKNURI: DO REFORMOJMË SEKTORIN ELEKTROENERGJITIK
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri tha se do të reformohet sistemi i elektroenergjitik, me synim përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, por edhe minimizimin e vjedhjeve të enërgjisë dhe humbjet në rrjet.
Ministri Gjiknuri tha se do të rishikohet problemi i tarifave të energjisë elektrike dhe mënyrë se si ajo faturohet, ndërsa theksoi se duhet të rriten masat e ndëshkueshmërisë ndaj personave që vjedhin energjinë elektrike në masë të madhe.
“Energjia është baza e zhvillimit ekonomik. Dhe nëse institucionet shtetërore nuk mblidhen të gjitha bashkë për të luftuar fenomenin e humbjeve të mëdha që vijnë nga vjedhja e energjisë. Kjo duhet të jetë një sfidë e madhe shtetërore. Kjo qeveri nëse nuk realizon këtë, do të jetë një dështim i madh për ekonominë e vendit. Qeveria e kaluar ka lënë një situatë të vështirë, dhe një gropë të madhe borxhi.
Shqipëria ka hyrë në një vit të thatë, rreshjet kanë qenë 30% e mesatares së viteeve të kaluara, ne duhet të jemi më eficentë me përdorimin e energjisë elektrike, dhe të minimizojmë humbjet.
Ky është një krim, ndaj duhet mbështetja e policisë dhe prokurorisë. Ka ardhur momenti të rrisim masat e ndëshkueshmërisë për vjedhjet e energjisë në nivel të lartë.
Shumë shpejt me ministrinë e Drejtësisë do të përgatisim një paketë për ndryshimin e sanksioneve. Duhet të ketë masë për ndërhyrjen në sahatët, matësit e energjisë elektrike.
Do të shikojmë problemin e tarifave, mënyrën si faturohet energjia elektrike, do bëjmë ndërhyrje dhe përmirësimet e nevojshme në rrjet, do reformojmë sektorin elektroenergjitik”, tha Gjiknuri.

(Foto: Ministrat Gjiknuri dhe Tahiri nënshkruajnë memorandumin)
TASK-FORCA, NËNSHKRUHEN TRE MEMORANDUME BASHKËPUNIMI
Në fund të takimit janë nënshkruar tre memorandume bashkëpunimi në kuadër të taskforcës. Një midis kreut të taskforcës, Zëvendëskryeministrit Niko Peleshi dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, një tjetër memorandum bashkëpunimin mes Ministrisë së Energjiasë e Industrisë dhe Ministrisë së Brendshme, dhe një memorantum i tretë mes ministrisë së Energjisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Kryeprokurori Llalla tha se do vihen përpara përgjegjësisë të gjithë ata që abuzojnë me energjinë elektrike.
Redaksia Online
(e.s/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com