TIRANE- Pas akuzave të Partisë Demokratike se qeveria po rrit pa transparencë çmimin e energjisë me 22 %, ka reaguar kryeministri Rama duke përgënjeshtruar këtë fakt. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se çmimi i energjisë nuk do të rritet me 22%, por shton se nëse kjo ndodh, atëherë “edhe ai do të protestojë kundër kësaj”.
“Nëse çmimi i energjisë ju rritet 22% do dal edhe unë në protestë, po nëse jo ku do shkojnë ata që veç shpifin përditë për t’ju helmuar?!...”, shkruan kryeministri Rama.
Ndërkaq, kryeministri Rama është shprehur se akuzat e PD-së sa i takon çmimit të energjisë elektrike janë shpifje, të cilët dëmtojnë vendin.
“As duan t’ia dinë çfarë thonë, jo vetëm pa asnjë ide e program veç shpifjeve po urtësisht kryelartë në recitimin e gënjeshtrave të përditshme”, vijon kreu i qeverisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO