Energjia/ Hapet rruga për vënien në punë të interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, Rama: Hap i shumëpritur

Energjia/ Hapet rruga për vënien në punë të interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, Rama: Hap i shumëpritur

Një hap i rëndësishëm për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë dhe Operatorit të Transmetimit të Kosovës për rritjen e sigurisë së sistemit elektro-energjitik, vënien në punë të linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë, si edhe zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike mes të dy vendeve.  Në datë 20 Prill është mbyllur procesi i votimit dhënien të drejtë dhe pavarësi Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjes së lidhjes së KOSTT me Operatorët e Transmetimit të Europës Kontinentale. Rezultati i votimit ka qene një sukses i plotë, 22 vota pro, 4 abstenim dhe 3 kundra (Spanja, Bosnje-Hercegovina dhe Sllovakia). 

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm për KOSTT në rrugëtimin e tij për shfrytëzimin e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës njësoj si të gjitha vendet e tjera të Evropës në zbatim të standardeve Evropiane për Operimin e Sistemit. Kjo marrëveshje pritet të hyjë në fuqi në 14 Maj. Gjithashtu kjo marrëveshje ofron mundësinë e rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e lehtësirave për tregtarët e energjisë elektrike për të kryer transaksione në kufirin Shqipëri- Kosovë, nxit iniciativat rajonale për bashkimin e tregjeve të energjisë, të cilat parashikohet të sjellin dhe një ulje të çmimeve të energjisë për konsumatorët, duke nxitur njëkohësisht edhe iniciativat e përdorimit të energjisë balancuese, në kuadër të Kodit Evropian të balancimit.

Aprovimi i marrëveshjes, i hap rrugës hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes OST dhe KOSTT sa i takon uljes së humbjeve teknike në sistemet e transmetimit respektive. Marrëveshja në fjalë do të bëjë të mundur edhe shtimin e kapaciteteve transmetuese të OST, ku nëpërmjet investimit të ri të planifikuar të linjës 400kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut, OST do të jetë e ndërlidhur me të gjithë Operatoret e Transmetimit të vendeve fqinje nëpërmjet rrjetit 400kV, i cili ofron një besueshmëri të lartë në operimin e sistemit elektroenergjetik.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë si një lajm të mirë që më në fund u arrit. "Lajm i mirë. U miratua më në fund marrëveshja e lidhjes të Operatorit të Transmetimit të Kosovës “KOSTT” me Operatorët e Transmetimit të Europës Kontinentale. Kjo marrëveshje hyn në fuqi në datën 14 Maj 2020!

Ky është një hap i shumëpritur, pasi i hap rrugën së shpejti marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet KOSTT dhe OST për rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundësuar vënien në punë të linjës 400kV Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike" shkruan Rama.

Ndërkohë që ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj shpjegoi se kjo marrëveshje nënkupton se Operatori i Transmetimit të Kosovës (KOSTT) do të marrë të drejta dhe detyrime të barabarta me të gjithë operatorët e tjerë në Evropë. “Vlen të theksohet se kjo marrëveshje do të mundësojë përfundimisht funksionalizimin e linjës 400kV Kosovë-Shqipëri” vijoi më tej Cakaj.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale