Vjeshta dhe dimri, pritet të jenë të acartë për energjinë elektrike, pasi të gjitha parashikimet flasin për thellim të krizës globale dhe nevojën për kursim.
Teksa e konsideron betejën e muajve në vijim, deputeti i PS-së Erion Braçe, kërkon nga qytetarët që të kursejnë pasi çmimet në bursë janë stratosferike.
“E fundit, kursejeni energjinë elektrike! Koha e bollëkut në të gjithë Evropën në energji, ka mbaruar! Do jemi në vështirësi! Kurseni!”, shprehet Braçe.
Aktualisht një megavat në bursën e Hungarisë kushton mesatarisht 708 euro, ndërsa në momentet pik të konsumit dhe kërkesës çmimi do të arrijë në 750 euro. Këto çmime janë 7 herë më të larta se në gusht të vitit të kaluar, kur kriza kishte nisur të jepte shenjat e para.
Kjo faturë e kripur po përballohet nga taksat dhe tatimet e qytetarëve shqiptar thotë Braçe, teksa iu kujton se kjo diferencë po mbulohet nga qeveria në mënyrë që çmimi për familjarët të mos ndryshojë.
“Ne si familjarë po e blejmë energjinë elektrike për 9,5 lekë për kilovat ose 9500 lekë për megavat. E shihni sa i madh është ndryshimi?! Nga 82 792 lekë për megavat deri në 87 592 leke për megavat në burse ku në blejmë energjinë, ne 9 500 leke për megavat në faturat tona familjare! Kush po e mbush këtë gropë kaq të madhe?”, thotë Braçe.
Ndërkohë si pasojë e çmimeve të larta të energjisë, KESH ka anuluar 4 tendera për blerje energjie këtë muaj, ndërsa në total janë importuar mbi 57 milionë euro energji prej fillimit të gushtit.
KESH thotë se me këto çmime energjia të jetë gjithnjë e më e kushtueshme për t'u blerë.
"E vërteta është që çmimet e energjisë janë rritur shumë në tregjet ku ne importojmë. Shifrat e rritjes së çmimit janë 7 herë më të larta se një vit më parë. Kjo bën që energjia të jetë gjithnjë e më e kushtueshme për t'u blerë. Ja përse çdo watt i kursyer sot, është watt i fituar për muajt në vazhdim", shkruan KESH.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
“Qytetarët po paguajnë më shumë sigurimin e makinave!” Braçe: AMF të vijë të japë sqarime në Kuvend!
21 Janar, 15:32
-
Komisioni i Ekonomisë, rregullorja e re për sigurimin e mjeteve të detyrueshme, Braçe: Qytetarët po përballen me rritje çmimesh! Shoqatat e sigurimit të japin shpjegime
21 Janar, 10:57
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Erion Braçe denoncon: Çmimet i rriti karteli i sigurimeve të makinave dhe jo ligji! Kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
17 Janar, 12:11
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Anijet me 600 tonë karburant, deputeti Braçe: Ndiqni naftën, të kuptoni kush është mafia e kontrabandës nga Afrika Veriore! Hetoni më tej, trafiku lumë
16 Janar, 15:31
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit
14 Janar, 13:45
-
OSSH për motin e keq: Më problematike zona Shkodër-Dibër, 43 fidra të dëmtuar, 1500 punonjës në terren, vëmendje energjisë në hidrovore
12 Janar, 18:15
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
Rezultati: Menaxhimi i dobët i KESH-it. Mjekësia: Operator privat që punon me aksione përfitimi. Pronësia: Shteti.
PërgjigjuOre shtrëngoheni iher ju o zotërinj e mos vidhni ne kohe krize se njësoj do shkoje. Kaq e thjesht esht
PërgjigjuNese nuk futet ligji që panelet diellore shesin energji ose OSHE ose bashkqytetarit nuk do kete kurrë dalje nga “pseudo KRIZA” pa liberalizuar tregun e brendshem të shitjes se energjise që cdo qytetar nese vendos panelë shet energji dhe rikthen .
PërgjigjuIde e cmendur por ne situata te tilla duhet cuar ne mendje. Une propozoj qe kete dimer te krijohet nje keshill kombetar per te mos blere fare energji dhe per te shitur te gjithe energjine qe do prodhojme dhe te mbushim arken e shtetit.se cmimi eshte tmeresisht i lart. Dhe duke arritur edhe tek nderprerja e energjise ne maksimum per popullatet. Por me kushtin qe leket e fituara nga shitja ti shperndahen popullit. Te gjithe do jene dakort. Ja le te mendojme njehere jo normalisht por mbrapsh per ti sherbyer xhepit te popullit. Nuk na gjen gje se ndenjem pa dritat nga ora 22 deri ne 6am. Apo dhe 3 ore ne mesdite.jemi mesuar dhe me nje shperblim mujor per cdo qytetar per aq kohe sa do zgjase do ja vlej.
PërgjigjuNë dimer bie shi o mik ! Ka plot dritë por keto hapen tregun që të bejne lojra tek shit blerjet ! Ka ekspert Kjo fushe por ka ekspert pro kombetar dhe ekspert antikombetar njekohesisht !
Po cna mbush mendjen ti o kokra legenit, hiqni tvsh e korendit, dhe prodhoni vet korend mos e exportoni e te vidhni leket. Legena muti.
Përgjigju