Energjia, shtyrja e linjës favorizon
eksportin serb në Shqipëri e Kosovë
Pa financimin nga qeveria gjermane, Shqipëria dhe Kosova humbasin një mundësi të jashtëzakonshme për të ulur në minimum humbjet në shkëmbimin reciprok të energjisë elektrike.
TIRANE - Pa financimin nga qeveria gjermane, Shqipëria dhe Kosova humbasin një mundësi të jashtëzakonshme për të ulur në minimum humbjet në shkëmbimin reciprok të energjisë elektrike. KfW ka deklaruar se nuk pranon të japë OK për ndryshimin e fitueses për tenderin e lotit të parë. Pa një lot, linja nuk mund të përfundojë kurrë. Me këtë, nuk përfiton as Shqipëria dhe as Kosova, por dikush tjetër. Në rast se KfW-ja do të pranonte të shpallej fituese Energoinvest nga Bosnja, që doli e dyta në tender, këtu fijet të çojnë tek miku familjar i kryeministrit Berisha, Damir Fazlliç, i lidhur ngushtë me aferat energjetike në Ballkan. Ndërkohë, në rast se projekti bllokohet, qoftë edhe përkohësisht, fitimet për kompanitë serbe, që janë furnitoret kryesore të Shqipërisë e Kosovës, në një kohë kur energjia është shumë e kërkuar dhe me çmime të larta, do të jenë të konsiderueshme. Në këtë kuadër, është logjike të mendohet se në një takim midis Fazlliçit, bosit serb të kompanisë së eksporteve EFT Vuk Hamoviçit dhe djalit të kryeministrit shqiptar, Shkëlzen Berisha në Vjenë, të zhvilluar pak kohë më parë, të jetë diskutuar pikërisht plani për të mundësuar sa më gjatë eksportet serbe në rajon. Interesant është fakti që METE, e ndodhur në qendër të ciklonit të krizës financiare të energjetikës shqiptare, ka shprehur shqetësim serioz për veprimet e krerëve të OST-së. Në një letër dërguar Ivi Kasos, drejtor i Departamentit të Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit në Kryeministri, më datë 20 shkurt 2012, ministri Nasip Naço ka thënë shprehimisht se "mosarritja e një zgjidhjeje përfundimtare midis të gjitha palëve në lidhje me këtë situatë mund të sjellë dëme të konsiderueshme, si në aspektin financiar, ashtu në atë politik, në marrëdhënie me një nga donatorët më seriozë siç është KfW, përfaqësuese e qeverisë gjermane, duke vënë në rrezik këtë projekt vital për sektorin elektroenergjetik dhe për ekonominë shqiptare".
Sipas ministrit, sa kohë që financimi bëhet nga të huajt, është e natyrshme që edhe rregullat për realizimin e projekteve. Duke filluar nga dokumentat e garës, do të jenë ato të vendit financues, në bashkëpunim me operatorët dhe konsulentin.
KfW, thekson Naço, shprehet në mënyrë të qartë se nuk mund të japë "no objection", pra nuk mund të pranojë vendimin e marrë nga OST për shpalljen fitues të kompanisë Energoinvest për Lotin e parë të tenderit të linjës 400 kV, gjë që mund të verë në rrezik financimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm.
Naço rikujton që edhe vlerësimi i fituesit nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme, pa miratimin e Kosovës, ashtu sikurse i gjithë procesi i është nënshtruar gjykimit të operatorit të Prishtinës.
(gk/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 8019
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21
-
VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite
24 Nëntor, 21:13
-
Rusia shkarkon komandantin e lartë për deklarata të rreme lidhur me luftën në Ukrainë
24 Nëntor, 21:07
-
Itali/ Shiste kokainë dhe hashash afër shkollave të Milanos, arrestohet 20-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen drogë dhe euro cash
24 Nëntor, 21:06
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor, 20:33
-
GOLAT/ Real Madrid rikthehet 'Galaktik', fiton 0-3 në derbin e vogël dhe kërcënon Barçën! Mbappe gjen rrjetën
24 Nëntor, 20:32
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje
24 Nëntor, 20:13
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin
24 Nëntor, 19:53