Energjia, ZMK: Ministria bllokon
ankesat e konsumatorëve

Energjia, ZMK: Ministria bllokon<br />ankesat e konsumatorëve
TIRANË - ZMK kërkon urgjentisht thirrjen e Komisionit të Konsumatorëve dhe Këshillit të Bashkërendimit të Konsumatorëve për trajtimin me urgjencë të situatës së rëndë të furnizimit me energji elektrike nga CEZ për konsumatorët. Në një deklaratë shpërndarë mediave sot, kjo zyrë e cilëson si të papranueshëm pasivitetin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, e cila, sipas ZMK, ka pezulluar de facto nga funksioni prej dhjetra muajsh Këshillin e Bashkërendimit të Konsumatorëve.
“Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Ekonomisë kanë bllokuar çdo mundësi për funksionalitet për sistemit të ankesave apo këshillimit të konsumatorëve dhe kanë orientuar qindra miliona lekë te destinuara për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve në fushën e energjisë dhe trajtimin e ankesave të tyre drejt filmave dhe spoteve tv, sondazheve bajate që nuk sjellin asnjë informacion që nuk dihet, ndërkohë që vetëm një ëebsite i vetëm është paguar në vlerën 80 milionë lekë”, thekson ZMK në deklaratën zyrtare.
Sipas kësaj zyre, në rast se METE nuk mbledh Këshillin si edhe Bordin Drejtues të CEZ, atëherë ZMK do t'i drejtohet kryeministrit që në mbledhjen më të afërt të Këshillit të Ministrave të trajtojë politikën e Ministrisë së Ekonomisë në raport me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale