Engel dhe Sell: Paralelizmi mes
Krimesë dhe Kosovës, i gabua
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Eliot Engel dhe ish-ambasadori amerikan, Lois Sell janë shprehur se rasti i Krimes nuk ka asnjë të ngjashme me Kosovën. Ata shprehen si paralelizmat janë të sajuara dhe aspak të bazuara në fakte historike të dy vendeve.
SHBA- Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Eliot Engel dhe ish-ambasadori amerikan, Lois Sell janë shprehur se rasti i Krimes nuk ka asnjë të ngjashme me Kosovën. Ata shprehen si paralelizmat janë të sajuara dhe aspak të bazuara në fakte.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Engel tha se do të ishte e gabuar të bëheshin paralelizma mes rastit të Krimesë dhe atij të Kosovës, sepse secili nga këto raste është i veçantë pasi në Kosovë bëhej fjalë për një popullsi që duhet shpëtuar ndërsa në Krime Presidenti Vladimir Putin po tregohet agresiv dhe po përpiqet të aneksojë një pjesë të një vendi tjetër, nën pretekstin se shumica e popullsisë në Krime, që është rusishtfolëse, ka nevojë të jetë e lirë, apo se asaj po i shkelen të drejtat në një farë mënyre. “Kjo është e gënjeshtërt” - nënvizon Engel.
Ai e krahasoi gjendjen e dikurshme të Kosovës me atë që ndodh sot në Siri.
"Unë do ta krahasoja Kosovën me Sirinë. Atje kemi një popullatë civile të rrezikuar dhe është e tmerrshme që komuniteti ndërkombëtar në një farë mënyre po i kthen shpinën Sirisë."
Ndërsa ish-diplomati amerikan Lois Sell në një intervistë për “Radio Europa e Lirë “ thotë se krahasimi është i sajuar dhe ai nuk qëndron aspak.
“Mendoj se është tërësisht i shtrembëruar e madje edhe i sajuar. Sinqerisht, analogjia me Kosovën thjesht nuk pi ujë, as në kuptimin ligjor, e as në atë faktik”, ka thënë duke argumentuar përgjigjen me fakte historike të dy vendeve.
“Gjëja më e rëndësishme që duhet përmendur këtu është shkalla e persekutimit të popujve në këto dy vende respekitve. Ndërhyrja ndërkombëtare në Kosovë erdhi në vitin 1999, shumë vonë sipas mendimit tim, por vetëm pasi që Kosova iu nënshtrua një dhunë 10 vjeçare nga Milosheviçi, i cili atëbotë rrënoi autonominë e Kosovës në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme në vitin 1989. Në Krime, popullata ka jetuar në një atmosferë pak a shumë harmonie. Nuk ka pasur shtypje të përmasave të mëdha, dhe as të përmasave të vogla. Ka pasur disa periudha kur grupe të ndryshme janë trazuar për shkak të marrëdhënieve të caktuara me Ukrainën apo me Rusinë dhe ato shqetësime janë zgjidhur me marrëveshje pikërisht në mes të Ukrainës dhe Rusisë. Popullata ruse në Krime nuk ka qenë në asnjë mënyrë e kërcënuar nga ngjarjet në Krime. Çdo pretendim se diçka e këtillë ka ndodhur janë është i rremë”, është shprehur ai.
Në intervista të ndryshme, midis të tjerësh, edhe Vladimir Putin është shprehur Krimea është një rast i ngjashëm me Kosovën.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.5%
-
Jo
47.1%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5732
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
AMP ndalon tre efektivë! Dy vëllezërit policë rrahën qytetarin në Burrel! Polici në Berat i dehur në makinë bëri aksident
19 Shkurt, 11:20
-
Kartoni i kuq për Bellingham i kushton shumë, pezullohet gjyqtari Montero: Jam izoluar në shtëpi, më sulmuan babanë
19 Shkurt, 11:19
-
ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës Arta Llazari për shkelje të rënda disiplinore! 11 ankesa ndaj saj për mosrespektim të afateve proceduriale
19 Shkurt, 11:12
-
Deklarata e përbashkët e drejtuesve të PPE për të konfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës, partia e Melonit nuk e nënshkruan
19 Shkurt, 11:07
-
Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 35-vjeçari (EMRI)
19 Shkurt, 11:03
-
Si funksiononte rrjeti i drogës në Tiranë, dozat në destinacion me skuter elektrik apo taksi! Disa prej të arrestuarve taksistë, një prej 7 të kërkuarve kapet në Tepelenë
19 Shkurt, 10:48
-
'Arresti në burg' instrument për statistika penale? SPAK i përgjigjet PS-së me shifra: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne
19 Shkurt, 10:46
-
'O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do', Rama vijon me postimet për Bufin, kësaj radhe i tkurrur: Thaje kënetën me votë (VIDEO)
19 Shkurt, 10:43
-
Kapet hajduti i kasafortave në Tiranë, 57-vjeçari i dënuar më parë zbulohet pas 5 vjedhjeve (VIDEO)
19 Shkurt, 10:36
-
Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit: Do ngrihen seksione të posaçme në Prokurori për hetimin e krimeve elektorale, brenda 10 ditëve
19 Shkurt, 10:34
-
Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri-Spanjë/ Tre të arrestuarit në Vlorë vëzhgoheshin prej ditësh, kishin rolin e shpërndarjes së drogës në Romë
19 Shkurt, 10:29
-
Champions League/ Katër skuadra siguruan biletat për më tej, mësohen kundërshtarët e mundshëm të tyre në fazën e 1/8-ave
19 Shkurt, 10:28