Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar kongresmenin Eliot Engel, i cili mbylli rrugëtimin e tij në Kongresin Amerikan pas 32 vitesh. Meta e ka cilësuar Engel si një avokat të palodhur dhe një zë të fuqishëm për shqiptarët në Kongresin Amerikan. Presidenti Meta shkruan se Engel do të jetë gjithmonë mik i shqiptarëve falë punës së tij të jashtëzakonshme të dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO , dhe për kontributin për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.
"Përherë mirënjohës mikut të sprovuar të kombit shqiptar, z.Eliot Engel, për mbështetjen e jashtëzakonshme të dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për rolin e rëndësishëm në konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë, si dhe për kontributin e pakursyer dhe shumë të çmuar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.
Avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve në Kongresin Amerikan, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, z.Engel ka bërë përpjekje të palodhura për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane dhe lidhjes tonë transatlantike.
Si njohës i shkëlqyer i rajonit, z.Engel ka spikatur gjithashtu edhe si përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor.
Jam i bindur se mbështetja dhe bashkëpunimi i tij do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, në interes të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane", shkruan Meta.
Gjatë ditës së djeshme figura e Eliot Engel u vlerësua edhe nga Ambasadorja Kim, kryedemokrati Basha dhe deputetja Rudina Hajdari.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.9%
-
Jo
47.8%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7658
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44
-
Biden dhe Trump përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit
11 Janar, 16:36
-
Nga varrimi i Carter! Një imazh i veçantë, 5 presidentë, 379 vjet histori
11 Janar, 16:04
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
Abuzoi me mamanë e saj për më shumë se një dekadë, vajza e Dominique Pelicot: Babai im duhet të vdesë në burg
11 Janar, 14:29
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit
11 Janar, 09:31
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës (VIDEO+FOTO)
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
Ilir Metmuti hajduti
Përgjigju