Engel: NATO nuk
do tolerojë shkeljen e ligjit

Engel: NATO nuk<br />do tolerojë shkeljen e ligjit
Kongresmeni demokrat amerikan, Eliot Engel, deklaroi se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës janë organizuar nga grupe kriminale serbe.

“KFOR-i duhet të marrë masa për largimin sa më parë të barrikadave të krijuara nga grupet kriminale. Kosova nuk mund të jetë 100 për qind e plotë pa pjesën veriore. Nuk ka Kosovë 90 për qind apo 10 për qind. Kosova është 100 për qind”, u shpreh Engel.

Engle ka folur edhe për Rrugën e Kombit, projektin më madhor të shqiptarëve.

“Kjo rrugë, e cila lidh dy vendet po ndërtohet në një kohë kur Kosova dhe Shqipëria, janë për hapjen e kufijve të saj me vendet e tjera. Ndërsa në Serbi janë duke i mbyllur kufijtë e tyre siç janë duke bërë bllokimin e rrugëve në veri të Mitrovicës. Por, vendet e NATO-s, KFOR-i e tjerë, nuk do të tolerojnë paligjshmëri në kufi , nuk do të tolerojnë institucionet paralele, nuk do të tolerojnë shkelje të ligjit, nga kushdo qoftë ai”, tha Engel.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet